• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre vite më parë shkaktoi vdekjen e dy të rejave, 29 vjeçari theu masën e sigurisë dhe arrestohet për vjedhje

by Os De
24/11/2025 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 29-vjeçar në Durrës është vënë në pranga, pasi do të kryente vjedhje në Durrës, njëkohësisht ka thyer arrestin shtëpiak. 

Ai ishte nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për një aksident me vdekje të ndodhur në 2022-in, ku humbën jetën Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe dhe Silva Gjergji, 26 vjeçe. 

Arbër Tivari do të kryente vjedhje në lokale, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar (Mario Çelpica), ndërsa tjetri i shpallur në kërkim. 

Policia ka sekuestruar një automjet dhe veshjet që këta dy persona përdornin për t’u maskuar kur kryenin vjedhje. 

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, identifikuan, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit: A. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022. M. Ç., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës. 

Ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë pas një pune intensive të ndjekur nga ana e specialistëve të Hetimit të Krimeve, ku ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 18.11.2025, gjatë natës, në lagjen nr. 18 Durrës, në lokalin e shtetasit L. K., kanë vjedhur sende të ndryshme brenda lokalit, me vlerë 3 000 000 lekë të vjetra. 

Në vijim të operacionit, u bë e mundur gjetja e automjetit që këta shtetas kishin përdorur për të transportuar sendet e vjedhura, si dhe rrobat që autorët kanë përdorur në vjedhje. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tyre, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas”, njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. 

 

 

Next Post
“Universitet në gjuhën greke? Barsaletë! Mbështetja e PD ndaj Belerit është shqetësuese”

Artan Hoxha non-grata në Greqi, Bido: Sulmi përmes shpalljes “non-grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In