• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

by A R
24/02/2025 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike për zgjidhjen e konfliktit të saj me Rusinë.

Me këtë mendim, kryeministri Edi Rama iu drejtua të hënën samitit me liderët e botës të thirrur në Kiev me rastin e trevjetorit të nisjes së luftës Rusi–Ukrainë.

Kreu i qeverisë tha se zgjidhja e konfliktit nuk mund të jetë më vetëm përmes një skenari ushtarak.

“Më duket që pas gjithë takimeve të deritanishme nuk ka ndodhur asgjë. Mua më duket se ky takim është si një përsëritje e takimit të para tre muajve, një viti apo dy viteve. Mendoj që po ndodh diçka e rëndësishme dhe pyetja është si Ukraina do të mbështetet në mënyrë efikase dhe sa mundet të gjithë ne – ju kërkoj ndjesë, sepse këtu flitet pikësëpari për vendet e Bashkimit Europian, jo Shqipërinë – Europa si kontinent, të jetë më eficiente në mbrojtjen e vetvetes dhe të dalë sa më mirë nga negociatat që po ndodhin mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Nuk jam i sigurt që flitet vetëm për rritjen e mbështetjes ushtarake apo shpenzimeve ushtarake,” u shpreh z. Rama.

Një ditë më parë, kryeministri mbajti një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku kërkoi që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve SHBA–Rusi për çështjen. Detajet e saj ai i përsëriti gjatë fjalës së tij nga interneti.

“Sipas meje, kontinenti i Europës duhet të kalojë në fazën e gjatë të diplomacisë, ku të përfshihet Britania e Madhe, Turqia dhe pa dyshim Bashkimi Europian. Të mbajë një pozicion, sepse kam frikë se nuk do të mbrohet dot para opinionit publik, sidomos në anën perëndimore të kontinentit, që të vazhdohet të thuhet ato që po themi këtu, ndërkohë që SHBA-ja dhe Rusia arrijnë marrëveshje dhe Ukraina lihet jashtë ose i detyrohet diçka që mund të jetë totalisht e padrejtë. Pra, kemi një kohë të gjatë që kemi qenë nën drejtimin e ‘pilotit automatik’ të Amerikës. Tani ‘piloti automatik’ duket sikur është fikur dhe nuk dihet për sa gjatë. Besoj se është koha të kemi një reflektim më të thellë dhe të drejtë se ç’duhet bërë për sa i përket mbështetjes dhe shpenzimeve ushtarake,” deklaroi kryeministri.

Shefi i ekzekutivit paralajmëroi se mosndryshimi i qëndrimit ndaj Ukrainës nga politika europiane do të fillojë të reflektohet keq te opinioni publik.

“Përsëris se ne jemi plotësisht në krah të Ukrainës dhe pa dyshim që mbështesim çdo vendim që ‘të rriturit’ në këtë hapësirë do të marrin. Ka disa dyshime për faktin që këtu po flasim vetëm për gjysmën e historisë dhe po merremi vetëm me gjysmën e probleme, që është ana ushtarake, dhe jo gjysmën tjetër, që është politika dhe diplomacia.

Kam frikë se po të vazhdojmë kështu, herët a vonë sidomos vendet perëndimore do të përballen me opinionet publik që mund t’i çojnë gjërat në kolapsin e plotë të forcave demokratike,” u shpreh z. Rama.

Next Post
Paqja Rusi–Ukrainë? Lavrov: Nëse na “leverdis”; Zelensky: Të shkëmbejmë të burgosurit

Paqja Rusi–Ukrainë? Lavrov: Nëse na "leverdis"; Zelensky: Të shkëmbejmë të burgosurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In