• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre viktima/ 20 vjeçari “fluturoi” nga mbikalimi, eksperti: Dyshohet se ishte nën efektin e drogës, të ashpërsohet Kodi Rrugor

by Java News
10/03/2023 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, në një intervistë për Abc News, theksoi se dyshohet që 20 vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmë në Tiranë, ishte nën efektin e drogës. Gjatë intervistës me Arlind Isa nga vendi i ngjarjes, eksperti shtoi se priten hetimet për të dalë në konkluzionin përfundimtar.

“Kemi të bëjmë me një tërheqje vëmendje të drejtuesit të mjetit, e cila nuk është e përqendruar gjatë drejtimit të lëvizjes së mjetit, gjë që na lë për të dyshuar se drejtuesi mund të ketë përdorur drogë ose alkool por kjo i përket grupit hetimor. Mënyra se si ka vepruar dhe trajektorja që ka lëvizur nga planimetria e rrugës nga Farka në drejtim të Saukut, duke kaluar dy korsitë e rrugës nga  Elbasani në drejtim të Tiranës dhe duke u përplasur në faqen e e betonit. Është një shpejtësi marramendëse ku mund të ketë qenë rreth 200 km/ orë.”, tha ai.

Eksperti shtoi se është i nevojshëm ashpërsimi i Kodit Rrugor, sidomos për të rinjtë.

“Duhet të ashpërsohen masat ndaj këtyre drejtuesve të moshave nga 18-35 vjeç, ku për shkak të moshës që kanë janë të prirur për shpejtësi të theksuara dhe që shpërfillin jo vetëm semaforët por edhe kufizimet e shpejtësisë që nuk duhet të kalojmë mbi 40 km në orë në qendrat e banuara.

Duhen ashpërsuar masat sidomos ndaj atyre që përdorin lëndë narkotike dhe pije alkoolike, qarkullojnë disa herë me shpejtësi të theksuara. Jo vetëm që të ketë masë administrative me gjobë, duhet të shoqërohet me pezullim të lejes së drejtimit por edhe me bllokim të automjetit.”, tha eksperti./m.j

Next Post
One Albania në Ditën e Verës; Imazh i ri dhe shfaqje me dronë!

One Albania në Ditën e Verës; Imazh i ri dhe shfaqje me dronë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In