• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tre tenorëve” të opozitës nuk ka kush ti shkruaj!

by Alfred Peza
15/06/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Megjithëse ka mbushur plot 18 muaj qëshkurse zbriti për herë të parë në Rinas, Yuri Kim nuk e ka takuar ende asnjëherë deri më sot, Sali Berishën në Tiranë. Pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e sigurtë është se, nuk do të ndodhi më kurrë. Kjo është hera e parë që regjistrohet diçka e tillë në këto 30 vjet, shenjë e qartë se amerikanët kanë përcaktuar tashmë një qasje ndryshe, ndaj “liderit historik” të opozitës shqiptare!

Takimin e fundit që Sali Berisha ka zhvilluar me ambasadorët e SHBA, ka qenë ai me Donald Lu, këtu e gati 5 vite më parë atëherë kur ishte në axhendën e ditës miratimi i reformës në drejtësi. Por pas kësaj, sa më shumë që lidershipi i opozitës përqafoi axhendën e bllokimit dhe minimit të institucioneve të reja të drejtësisë, aq më tepër po u bëhej izolimi nga perëndimi. E në përpjestim të zhdrejtë me këtë, aq më shumë Edi Rama po shihej në Tiranë prej tyre, si garanti për projektin europianizues të Shqipërisë.

Nuk ishin vetëm diplomatët dhe kancelaritë euroatlantike, ato që po e izolonin qasjen antisitem të opozitës sonë, por edhe shqiptarët. Të cilët më 25 prill, i dhanë goditjen përfundimtar përpjekjeve të lidershipit të opozitës sonë, kundër projektit të tyre për ndërtimin e sistemit të ri të drejtësisë edhe më mbështetjen e pakursyer të SHBA dhe BE. Pas Sali Berishës, edhe Ilir Meta e humbi referendimin e tij kundër drejtësisë së re, duke e bërë edhe më të lehtë rrugën e daljes nga zyra e Kreut të Shtetit.

E pikërisht atëherë kur Parlamenti miratoi me shumicën e votave, shkarkimin e tij si President i Republikës u pa që pas Sali Berishës, as Ilir Metës nuk kishte se kush ti shkruante. Ishte momenti kur u bë publike edhe braktisja e tij përfundtare nga të gjithë. Jo vetëm nga shqiptarët që e ndëshkuan me vote, atë dhe partinë e tij familjare. Por edhe nga aleatët e tij politikë në opozitë në Shqipëri, nga lidershipi politik mbarëshqiptar në rajon, e sigurisht nga aleatët tanë perëndimorë.

Askush nuk e tha qoftë edhe një fjalë të vetme për shkarkimin për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të Kryetarit të Shtetit, për shkeljet flagarante të Kushtetutës gjatë ushtrimit të detyrës. Ilir Metën nuk e mbrojti dot publikisht as Monika Kryemadhi e as LSI. As PD e as Kryetari i saj Lulzim Basha. As aleatët politikë të partive të opozitës. As propoganda opozitare. As skifterët e mediave pranë tij. E sigurisht asnjë ambasador. Asnjë drejtues i ndonjë institucioni ndërkombëtar. Asnjë President apo ish President. As brenda dhe as jashtë Shqipërisë.

Pas shpalljes “non grata” nga SHBA për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë” dhe vendimit të Parlamentit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, u kuptua se ata i kanë braktisur të gjithë. I kanë braktisur edhe miqtë, edhe armiqtë. Edhe aleatët, edhe homologët. Edhe shqiptarët, edhe ndërkombëtarët. Edhe diplomatët, edhe politikanët. Edhe Amerikanët, edhe Europianët. Edhe gazetarët, e dalëngadalë edhe militantët.

Kush më shpejt e kush më vonë, të gjithë kanë nisur ta kuptojnë më në fund, mesazhin që dha Yuri Kim në janarin e vitit të shkuar kur mbërriti në Shqipëri, për të mos e takuar Sali Berishën dhe duke mbajtur një qëndrim të njohur tashmë publikisht ndaj Ilir Metës. Edhe ata vetë po ndihmojnë me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke dëshmuar se janë thjeshtë të pambrojtshëm, përballë mëkateve të veta. E në pamundësi që të ikin vetë, njëri nga skena politike e tjetri nga Presidenca, të gjithë kanë nisur ti braktisin. Duke i lënë vetëm në mjerimin e tyre.

I treti që ka nisur që ta ndjejë ftohtësinë në rritje të braktisjes kësisoj, është Lulzim Basha, i cili di ta fshehi deri tani mungesën e këllqeve për tu distancuar nga Sali Berisha, por aspak edhe ngazëllimin për rënien e Ilir Metës. E nëse me të parin sfidën e ka brenda PD, me të dytin, duket sikur po e fiton garën e pashpallur për lidershipin brenda opozitës. Por Lulzim Basha nuk bëhet dot lideri “de jure” i opozitës, nëse nuk ia del që të bëhet dot më parë, lideri “de facto” i partisë së tij!

Ndaj pas fitores “si të Pirros” në garën e 13 qershorit, për kreun e PD, as Lulzim Bashës nuk kishte se kush ti shkruante. As sfidantët. As aleatët. As rivalët. As homologët. As ndërkombëtarët. Përveç PPE që çoi një “telegram” formal “copy paste”, si kudo gjetkë në të tilla raste dhe ambasadorit të BE në Tiranë që i kujtoi shtatorin kur duhet të largojë Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, askush tjetër nuk u kujtua as për të. Shenjë e qartë, se harresa ka nisur ti avitet, për ti bërë bashkë në koncertin e zisë së “tre tenorëve” të opozitës.

Next Post
Infermieri 30-vjeçar në QSUT kërkon ndihmë për operacionin në këmbën e djathtë, mund t’i presin edhe tjetrën. Apeli i kolegëve

Infermieri 30-vjeçar në QSUT kërkon ndihmë për operacionin në këmbën e djathtë, mund t’i presin edhe tjetrën. Apeli i kolegëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E blinte kokainën me kriptomonedha, kush është biznesmeni Nexhmedin Danaj që u kap në Abu Dhabi! Pjesë e grupit të “Visit të Pojës” dhe pronari i…

E blinte kokainën me kriptomonedha, kush është biznesmeni Nexhmedin Danaj që u kap në Abu Dhabi! Pjesë e grupit të “Visit të Pojës” dhe pronari i…

September 1, 2026
Islanda jashtë, Shqipëria brenda! Pse fitorja e “jo” në referendumin e Islandës është avantazh për vendin tonë!

Frika nga hakmarrja pas votës “Jo” në referendum, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE!

September 1, 2026
“Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm”, Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës

Kriza politike në Kosovë kthehet në ‘pikën zero’, Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

September 1, 2026
VIDEO/ Tronditet Holanda, 1 i vrarë dhe 34 të arrestuar pas luftës mes bandave! Autorët kanë lidhje me ‘bosin’ e drogës në arrati

VIDEO/ Tronditet Holanda, 1 i vrarë dhe 34 të arrestuar pas luftës mes bandave! Autorët kanë lidhje me ‘bosin’ e drogës në arrati

September 1, 2026
Rriten tensionet në aksin Berlin-Moskë, Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut, mbyllet konsullata ruse në Bon

Rriten tensionet në aksin Berlin-Moskë, Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut, mbyllet konsullata ruse në Bon

September 1, 2026
Trabzonspori tronditet pas humbjes në kampionat, Ernest Muçi dhe Salah mbeten pa trajner, shkarkohet tekniku Tekke!

Trabzonspori tronditet pas humbjes në kampionat, Ernest Muçi dhe Salah mbeten pa trajner, shkarkohet tekniku Tekke!

September 1, 2026
I nxehti bën ‘kërdinë’ në Spanjë, mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme!

I nxehti bën ‘kërdinë’ në Spanjë, mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme!

September 1, 2026
Gabriel Jesus mbërrin në “Camp Nou”, gjithçka gati për transferimin te Barcelona, zbulohen detajet e kontratës

Zyrtare/ Gabriel Jesus firmos me Barcelonë, detajet e kontratës me katalanasit!

September 1, 2026
“Diskutime për disa fusha bashkëpunimi”- Hoxha takohet me Nënsekretaren Amerikane të Shtetit, Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

“Diskutime për disa fusha bashkëpunimi”- Hoxha takohet me Nënsekretaren Amerikane të Shtetit, Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

September 1, 2026
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

Kriza politike, Osmani për kandidatin Bekim Sejdiu si President: Vendosëm interesin e Kosovës mbi atë partiak!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com