Tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur kanë mbetur gjatë një sulmi në SHBA. Ngjarja tragjike ka ndodhur në shkollën e Krishtere Abundant Life në qytetin Madison, Wisconsin.
Nga raportimet e para dyshohet së ka qenë një 15 vjeçare, nxënëse e shkollës të krishterë e cila ka qëlluar me armë, më pas ka vrarë veten.
Policia ka identifikuar 15 vjeçaren e cila është Natalie Rupnow, e vetëquajtur “Samantha”. Nga sulmi barbar kanë mbetur të plagosur dhe 6 persona të tjerë. Hetuesit ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e këtij akti të rëndë si dhe motivin se përse nxënësja kaqëlluar me armë zjarri.