• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre të arrestuar në Durrës, i morën makinën dhe 6 mijë franga pushuesit nga Zvicra

by A R
13/08/2020 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ndjekja” u kodua një operacion i policisë së Durrësit, gjatë të cilit u arrestuan tre persona nën kërcënimin e armës, i grabitën makinën luksoze dhe 6000 franga një turisti me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës.

Pas marrjes së informacionit se në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një personi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e armës dhe ishin larguar, uniformat blu organizuan operacionin dhe bënë arrestimin e të dyshuarve.

Në pranga përfundoi K. R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin S. P., dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D.

Po ashtu u arrestua edhe H. S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje” si dhe G. D., 42 vjeç, banues në Durrës.

Të ndaluarit H. S., dhe K. R., dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip “Audi Q5” dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte policia.

Dy të dyshuarit për t’i shpëtuar policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes dhe punës profesionale të kryer nga shërbimet e Policisë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Next Post
“Misteri”: Pse iu hoq titulli ‘Konsull Nderi’ Ylli Ndroqit?

"Misteri": Pse iu hoq titulli 'Konsull Nderi' Ylli Ndroqit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In