• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre sukseset e Shqipërisë/ Mogherini: Kryeministri s’ka nevojë për përkrahje!

by Java News
08/05/2019 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre suksese të qeverisë shqiptare radhiti shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, krah kryeministrit Rama në konferencë për mediat. Reforma në drejtësi, të cilën e vlerësoi si shembull që duhet ta ndjekin edhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, reduktimin drastik sipas saj të kanabisit, dhe goditjen e bandave dhe krimit.

Federica Mogherini është e bindur se qeveria shqiptare me arritjet që ka faktuar nuk ka nevojë për përkrahje, pasi faktet sipas saj flasin. Por ajo tha se deri në vendimin për çeljen ose jo të negociatave, qeveria shqiptare ka gjithë kohën e mjaftueshme që të bindë plotësisht secilin nga vendet anëtarë të BE-së për të njohur rezultatet e bëra nga Shqipëria, ashtu siç ka reflektuar raport progresi i Komisionit Evropian.

“Kryeministri duket që nuk ka nevojë për përkrahje, jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj në BE, që të ketë më shumë besim tek Shqipëria dhe tek e ardhmja jonë e përbashkët”, tha Mogherini.

“Para një viti kam qenë këtu për vizitën time të fundit ku solla lajmin emirë për rekomandimin pozitive për Shqipërinë. ky ishte një moment për të dyja palët, jo vetëm për ju pro edhe për BE.

Një vit më pas ju keni treguar rezultate konkrete për arritjen e reformave.

Unë besoj se ju po kalon një proces të qenësishëm të reformës në drejtësi jo vetëm për të kënaqur BE por edhe qytetarët.

Ajo që është arritur në drejtësi është e dukshme. Ajo do ishte shembull edhe për disa vende në BE. Vettingu ka filluar të sjellë rezultate të prekshme. Ne e shohim se sa krenarë janë shqiptarët. Sipas sondazhit të BE 80 % e shqiptarëve e vlerësojnë këtë.

Ulja e kultivimit rë të kanabisit. Ka pasur një sërë operacionesh që kanë sjellë shpërbërjen e grupeve kriminale. Unë besoj se ne duhet të jemi mbështetës ndaj çeljes së negociatave.

Ju e dini se jo vetëm unë por edhe në rëndësinë institucionale e jap gjithmonë këtë vlerësim. nga ana jonë është përgjegjësia jonë të njohim arritjet që janë bërë. Kjo do të reflektohet në raportin që do publikohet në fund të këtij muaji.

Secili prej shteteve t’na anëtare duhet të bindet plotësisht. Ky është objektivi ynë i përbashkët për të punuar për këtë gjë. Ndaj inkurajoj të gjithë në Shqipëri, jo vetëm qeverinë që të komunikojnë me miqtë tuaj në BE për të rritur besimin e tyre ndaj vendi tuaj. Të gjitha palët duhet të jenë të bashkuara për këtë qëllim. duhet të lihen mënjanë ndasitë.

Ne besojmë se partitë politike nuk duhet t’i kthejnë shpinën proceseve demokratike dhe qytetarët nuk duhet të privohen për zgjedhjet vendore. Ky është një mesazh i fortë. Këtë presin edhe qytetarët e Shqipërisë.

Shqiptarët e duan anëtarësimin në BE dhe udhëheqësit politikë duhet të punojnë në funksion të saj.

Unë ditën e Evropës do ta kaloj në Tiranë dhe ju e dini se tek unë mund të mbështeteni”, tha shefja e Politikave të Jashtme në BE.

/a.meta

Next Post

Mogherini apel opozitës: Partitë politike të mos i kthejnë shpinën rolit të tyre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In