• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre skenarët ushtarakë të Rusisë për të hyrë në Ukrainë

by
14/02/2022 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politologu Adri Nurelalri ka shpjeguar në “Top Talk” skenarët e mundshëm se si Ukraina mund të pushtohet nga Rusia, nëse presidenti Vladimir Putin jep urdhrin për luftë.

Ukraina ka qenë në luftë. Ka ndodhur tashmë një pushtim i Krimesë dhe dy krahinave në Donbask. Po ashtu ka pasur luftë hibride, ka pasur sulme të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme në disa forma, shpjegon Nurellari, por shton se ndryshe nga sa kemi parë në të kaluarën, ka ardhur në formën e sulmeve kibernetike, të fushatave të dezinformimit. Ka ardhur si kompleks dhe kjo quhet sot luftë hibride.

Sipas politologut, nga çfarë po ndodh tani, ky lloj kërcënimi që i bëhet, kjo lloj kanosjeje, duke parë dhe deklaratat goxha të ashpra nga vendet perëndimore, së fundi dhe nga SHBA-ja, lihet të kuptohet që jemi në prag lufte:

“Habi nuk ka. Ndryshe nga sa kemi menduar ne, Rusia ka treguar disa herë që është e gatshme të përdorë dhe realizmin klasik, pra gjuhën e dhunës, përkundrejt preferencës që ka Perëndimi për gjuhën e dialogut dhe kompromisit”.

Nurellari flet për skenarin e mundshëm si forcat ruse mund të marrin Ukrainën:

“E para është se Rusia kërkon të tërhiqet, por në këmbim kërkon koncensione. Koncensionet e kërkuara tani kanë të bëjnë me një lloj moratoriumi për shtrirjen e NATO-s, në kufijtë e federatës ruse.

Së dyti, është mbyllja e konflikteve të ngrira, të tipit aneksimi i Krimesë. Janë disa çështje të ngrira që kërkojnë një lloj kompromisi të gjerë.

Skenari i tretë është një luftë frontale. Nuk është aq e mundur megjithatë. Por, mund të ketë luftë frontale të pjesshme. Një nga gjërat që po diskutohet dhe që e ka përmendur dhe presidenti Biden, është një sulm për të zgjeruar pjesën e aneksuar dhe për të marrë ato zona që duket se janë pro ruse.

Skenari i luftës frontale ka disa elemente interesante që duhen marrë në konsideratë, kostot financiare dhe njerëzore. Kostot do ishin të papara sepse Ukraina nuk është më si ishte në vitin 2014, është forcuar ushtarakisht, madje dhe psikologjikisht. Sondazhet tregojnë një numër të madh të ukrainasve që janë gati për të luftuar.

Po ashtu, kemi të bëjmë me një situatë, kur Rusia me forcat që ka, mund ta shkelë me këmbë Ukrainën. Një pjesë e luftës mund të përqendrohet në zonat urbane, ku epërsia e artilerive bie, përkundrejt teknikave guerile. Megjithatë, kemi parë se ti mund ta pushtosh një vend, por është e vështirë për ta administruar. Për të administruar një shtet, duhet diku te 1 ushtar për 100 banorë, nëse populli është armiqësor, duhet të paktën 1 për 60 banorë. Është një shtrydhje e madhe e resurseve, duke shtuar këtu dhe premtimet e Perëndimit për ta financuar Ukrainën. Këtu problemi ka për të qenë mbajtja e territorit”.

Politologu thotë se presidenti Putin e ka gjetur Europën dhe Perëndimin në një situatë shumë të brishtë.

“SHBA duket e përçarë, kemi një Britani që doli nga Bashkimi Europian, Gjermania kishte largimin e Angela Merkel, kemi një Francë para zgjedhjeve parlamentare, kemi konfliktin për mes nëndetëseve dhe përplasjen mes Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Francës dhe për më tepër kemi krizën energjetike.

Ukraina vetë është prodhuese e 20-30% të drithërave të botës. Edhe Shqipëria furnizohet nga Ukraina, do të ketë pasoja dhe tronditje në shumë tregje. Mund të sjellje tkurrje të investitorëve dhe të lerë pezull investime të mëdha, pasojat janë të rënda.

Ndërsa Rusia ka fituar shumë ekspertizë, si përdorimi i shërbimeve sekrete. Ne akoma nuk e dimë çfarë ka ndodhur me rusët që vdiqën në Durrës. Kanë marrë veprime m’u në zemër të shteteve të fuqishme, siç është Britania e Madhe, e kemi parë në ndërhyrjen mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kina po ashtu është shprehur se nëse do të ketë një konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës, ku do të përfshihet dhe NATO-ja, Kina do të rreshtohet në krah të Rusinë, por për sa kohë që atje po mbahen Lojërat Olimpike, qeveria po qëndron në qetësi.

Megjithatë, skenari i luftës ballë për ballë është i largët, shpjegon Nurellari, pasi Fuqitë e Mëdha e kanë marrë mësimin në vitet ’60, nga kriza e raketave në Kubë.

“Që nga vitet ’60, kur bota ndjeu krizën e raketave në Kubë dhe u krijua një vetëdije e vetëpërmbajtjes nga parimi i vetëshkatërrimit të dyanshëm të siguruar. Që ku u arrit kjo vetëdije, nuk ka përplasje mes tre Fuqive të Mëdha, sepse i dinë pasojat. Vetëm nëse Putini lajthit dhe godet vendet baltike, por kjo nuk ndodh kurrë. Nuk do të ketë kurrë luftë të hapur Kinë-Rusi- NATO”.

Nuk ka se si të ketë një përplasje ballore bllok më bllok NATO-Rusi, thotë Nurellari, por mund të ndodhë një situatë e ngjashme me Luftën e Ftohtë, ku konfliktet transferoheshin në palë të treta, si Afganistani, Vietnami, ku i përplasnin forcat në vende të treta. Dhe Ukrainën mund të shohin si një fushëbetejë ku të përplasen forcat.

Një tjetër skenar është që ata të mobilizojnë dhe të mbështesin Luhanskun që të forcohet dhe të marrin më shumë territor. Nuk mendoj se do të ketë një përfshirje të Kinës në këtë lojë.

/b.h

Next Post
Emri/ Qëllon në ajër në gjendje të dehur tek ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë! Autori para pak kohësh kishte dalë nga burgu

Emri/ Qëllon në ajër në gjendje të dehur tek ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë! Autori para pak kohësh kishte dalë nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In