• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tre skenarët që propozoheshin për tarifimin e Rrugës së Kombit

by A R
02/04/2018 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korporata financiare ndërkombëtare, IFC, pjesë e Bankës Botërore ka qenë konsulenti i qeverisë shqiptare për koncesionin mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Top Channel ka siguruar raportin që IFC u ka dorëzuar autoriteteve tona, ku ka studiuar tre skenarë të propozuar për këtë koncesion.

Dokumenti zbulon se hapat për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës Milot-Morinë kanë nisur me Qeverinë “Berisha”. Në fakt ka qenë një propozim i subjekteve private për të investuar mbi 100 milionë euro, duke e bërë krejt rrugën me 2 korsi në çdo drejtim për tre vitet e para, kundrejt një tarife nga 8 deri 9 euro për automjet pa TVSH.

Ky skenar është i parealizushëm, sipas IFC, pasi përveç taksave të larta kërkon edhe para të tjera nga buxheti, së paku 4,5 milionë euro në vit, pothuajse gjatë gjithë koncesionit.

Skenari tjetër minimizon nivelin e investimeve nga privati duke i llogaritur rreth 23 milion euro. Tarifat janë më të ulta, rreth 4 euro pa TVSH për automjet, por ndërkohë kërkohet që të jetë Qeveria ajo që të bëjë një pjesë të investimeve. Por, sipas IFC, ky skenar ka pika të papërfunduara të projektit nga ana e Qeverisë duke e lënë atë të ekspozuar ndaj detyrimeve financiare dhe ligjore.

Skenari optimal i rekomanduar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare parashikon një investim nga koncesionari prej 34-37 mln/euro, subvencionim buxhetor 1 mln/euro në vit dhe taksa 5.3-5.9 euro për automjet (pa TVSH). Sipas IFC, këto tarifa janë 10 për qind më të ulta se në Kroaci e Bosnje dhe 30 për qind më të larta se në Maqedoni dhe Serbi.

Skenarët nuk kanë marrë për bazë raportin konfidencial të kompanisë Egnatia Odhos, që qeveria shqiptare pajtoi për bërë strategjinë mbi tarifimin e rrugëve në Shqipëri.

Sipas këtij raporti, tarifa optimale për rrugët në Shqipëri është nga 1 deri në 2.5 euro për 100 kilometra, kurse sipas asaj që tashmë është vendosur, taksa për kalimin në rrugën Milot-Morinë është 4.2 euro për 100 kilometër, ose 2 deri në 4 herë më e lartë nga ajo që rekomandoi konsulenti./a.m.

Next Post
Ish-presidenti ukrainas kujton kur e helmuan në 2004-ën: Evropa të zgjohet nga kërcënimi rus

Ish-presidenti ukrainas kujton kur e helmuan në 2004-ën: Evropa të zgjohet nga kërcënimi rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In