• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre reformat e ish-qeverisë “Berisha” që i ngecën Ramës e Basha “nuk i di”!

by Java News
10/04/2018 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë tre lëvizje, reforma apo aksione të qeverisë Berisha nga viti 2009 deri në vitin 2013, që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike po përpiqet t’i mohojnë, ndërsa qeveria ia faturon paraardhësve të saj.

Dy prej tyre janë aktuale dhe tema mjaft të nxehta, të tretën po e sjellim si shembull që shqiptarët ta dinë nga sot, meqenëse asnjëra palë nuk flet.

Taksa e “Rrugës së kombit”, një nga temat aktuale më të forta, është filluar si procedurë në kohën e qeverisjes së Berishës, u projektua për tu vendosej në vitin 2011, nuk u vendos për shkak të zgjedhjeve. Më pas, pas darkës së ngjalave, Meta-Rama, në Gjirin e Lalzit, procedura u ndalua sepse po vinin zgjedhjet e vitit 2013.

Të gjitha palët, PD, PS dhe LSI, që nga Kryeministri deri te çdo ministër tjetër, përfshi këtu, Lulzim Bashën, Edmond Haxhinaston, Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën, në këto 9 vite kanë provuar se taksa e Rrugës së Kombit është e nevojshme dhe të gjithë kanë qenë dakord.

Në lidhje me investimin një argument është taksa “e zhdukur Majko”, ku u mblodhën rreth 35 milionë euro, por në vitin 2005 kur PD erdhi në pushtet nuk gjeti asnjë lek. Qeveria “Berisha” mori vendimin politik për një investim që fillonte tek rreth 460 milionë euro, shkoi në rreth 1.2 miliardë dhe ende sot e kësaj dite nuk ka përfunduar, kërkon të paktën 200 milionë euro të tjera investime.

Të gjitha palët politike, përfshirë dhe shumicën e qytetarëve, janë pro taksës në “Rrugën e Kombit” dhe diskutimi tashmë bëhet mbi shumën.

Vlera e saj mund të kërkojë debate, por qeveria aktuale e quan taksë plus tarifë për investimin. Në fakt Rruga e Kombit, prej gati 9 vitesh nuk njeh asnjë investim dhe kërkon ende 200 milionë euro të tjera për tu përfunduar. Filloi tek Berisha, e mbështeti Meta, po e implementon Rama.

Një temë tjetër e nxehtë është ajo e TVSH-së 20% për biznesin. Dikush thotë se rrit kostot, dikush thotë se do të rrisë çmimet, por le ta shohim në një tjetër këndvështrim.

Tregjet që sot mbyllin qepenat, sipas Edi Ramës janë jashtë skemës, por Kryeministri nuk mund të fshihet pas gishtit. Ai mund të kërkojë formalizimin e tregut për të kontrolluar më të mëdhenjtë, por duhet ta ndalë kryebashkiakun e Tiranës i cili është personi që sot në kryeqytet, disa taksa i ka 10-fishuar, disa taksa i ka 100-fishuar apo 1000-fishuar. Për biznesin e vogël, TVSH 20% nuk është asgjë krahasuar me shkuljen e dhëmbëve që i bën biznesit Veliaj dhe Bashkia e Tiranës, i cili ka edhe taksë përmbi taksë, siç është ajo e arsimit.

Edhe këtu në këtë rast, të gjitha palët kanë qenë dakord. Reforma ka filluar në qeverinë e ish-kryeministrit Berisha, ku pragu u ul nga 8 në 5 milionë lekë të reja. Ulja e tek 2 milionë është një reformë fiskale që nuk ka filluar sot, ka filluar në kohën e qeverisë Berisha kur ajo qeveriste me LSI-në, dhe kjo e fundit e mbështet, megjithëse Basha e mohon sot, duke tentuar të fitojë kredo politike.

 

E treta le të jetë një informacion për të gjithë ata që nuk e dinë, që nesër kur të shohin traun tek rruga Tiranë-Elbasan, ndoshta do të jenë më shumë në protestë. Ky investim me një projekt rreth 300 milionë euro, që në fillimin e saj e ka të përcaktuar vendosjen e traut. Paralel me fillimin e investimit, në vitin 2013, u asfaltua i plotë dhe u investua edhe në rrugën e vjetër të Kërrabës.

Që banorët e Elbasanit, Librazhdit, Përrenjasit, Pogradecit, Korçës, Devollit dhe Kolonjës, nesër të mos çuditen dhe ë mos kenë asnjë revoltë, duhet ta dinë që autostrada Tiranë-Elbasan është me taksë dhe me rrugë alternative, të cilën e sulmonte Rama dje, e pranonte PD dhe LSI, dhe do ta implementojë vetë Rama nesër.

Një reformë fiskale dhe dy trarë që kanë filluar dje, po implementohen sot dhe do të vazhdojnë edhe nesër. Me shumë gjasa jo me Bashën kryeministër, por me çdo Kryeministër tjetër që do të vijë pas Ramës dhe shumë të tjerëve që do ta pasojnë. Shqipëria do të ketë më shumë trarë në rrugët e saj.

I pëlqen apo si pëlqen Ramës, Bashës apo Metës. Kjo është e vërteta që kanë frikë t’ua thonë shqiptarëve në sy, pasi kanë frikë nga kostot e tyre politike.(CNA.al)

Next Post
Lamtumira e Barcelonës nga Champions 2018, Roma e mund 3-0

Lamtumira e Barcelonës nga Champions 2018, Roma e mund 3-0

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com