Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit t ënjë transformatori në rrugën dytësore në autostradën Tiranë – Durrës.
Nga informacionet e para mësohet se janë lënduar nga ky shpërthim tre persona të cilët nga sa raportohet janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njëri prej tyre në gjendje më kritike.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe forcat e policisë.
Pritet të mësohen detaje mbi arsyet e këtij shpërthimi dhe se kush janë personat e lënduar.
Informacioni nga policia
Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari