• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre orë debate për “Reformën Zgjedhore”/ Gjiknuri: Ndryshimet prekin Kushtetutën, deklaratat politike nuk janë sebep për t’u larguar nga tryeza

by Ardit Rada
13/05/2020 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, e cila ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë. Në tryezë nuk ishin vetëm 4 përfaqësuesit politikë, por edhe ekspertët e partive politike. Mbledhja gjithashtu pati një moment tensioni mes përfaqësuesit të LSI, Petrit Vasili dhe deputetit të PS, Damian Gjiknuri. Pas përfundimit të mbledhjes Gjiknuri deklaroi për mediat se deklaratat e Ramës nuk mund të bëhen sebep për tu larguar nga tryeza.

“Ekspertët paraqitën një numër propozimesh që janë punuar, kuptohet me 2-3 dallime, shpresojmë që në mbledhjen e radhës t’u japim zgjidhje disa cështjes, si kuota gjinore, policia, roli i prokurorisë, disa ligje për drejtësinë penale, pjesë e kërkesave që ka ngritur opozita.

Për sistemin zgjedhor, ekspertët bënë një ekspoze, të gjitha propozimet për sistemin që kanë paraqitur palët prekin Kushtetutën dhe do trajtuar më tej dhe do të dojë kohën e nevojshme. Në mbledhjen e radhës ramë dakord të zgjidhim pikat e mbetura. Kemi marrë raportin për financimet nga Këshilli i Europës. Në fund do të lëmë cështjet themelore, si administrimi, kolegji zgjedhor, u mirëkuptuam që debati të vijojë duke ruajtur princimet. Kryeministri i është referuar parimit, rekomandimi i OSBE ka qenë i hershëm, depolitizim.

Pra, vendimmarrja të jetë jashtë partive, por mos u hiqen të drejta si garant përmes rolit që kanë për të ndjekur procesin, jemi duke diskutuar, nuk mund të them kush është formula. Nuk ka pse deklaratat politike, nuk mund të përdoren si sebepe për të ikur nga tavolina, palët riangazhuan vetëveten për të qëndruar në tavolinë. Negociatorët nuk kanë pse të jenë në presionin e deklaratave politike. Vendimet politike, unë nuk jam aty që të bëj romanin tim, jemi parti politike, por kemi mandat të plotë për të negociuar, duhet të punojmë. Ka një formë tjetër, e ka thënë edhe Rama nëse për cështje serioze, Rama e ka thënë se është gati të ulet me Bashën në tavolinë. Ne vendosëm që ekspertët të vijojnë punën që nesër. Besoj që mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00.

Sa i përket vettingut, është parim kushtetues, e njëjta gjë për depolitiizmin e administratës, ne jemi duke diskutuar, brenda parimit për të gjetur zgjidhje, nuk është shkencë ekzakte, por politike për të akomoduar interesat e palëve. Të gjitha propozimet për sistemin zgjedhor kërkojnë ndryshime Kushtetuese, kjo kërkon kohë, disa parti kanë thënë se nuk e votojnë Kodin, pa këtë, por ne do të bëjmë çmos për të gjetur kompromis. Për sistemin ne kemi pikëpamjet tona, kemi opinionet tona, që mbase ka ardhur momenti që mund të rishikohet mos ketë koalicione zgjedhore, ky është mendimi im personal” tha Gjiknuri për mediat.

/e.rr

Next Post
Hajdari shpërthen në akuza pas mbledhjes: Këta i shkelin syrin njëri-tjetrit, nuk do heq dorë nga ndryshimi i sistemit

Hajdari shpërthen në akuza pas mbledhjes: Këta i shkelin syrin njëri-tjetrit, nuk do heq dorë nga ndryshimi i sistemit

Comments 1

  1. Uku Momlit says:
    6 years ago

    Ndryshimet prekin pisllekun tuaj 30 vjeçar she kurrsesi Kushtetuten o degjenerate e korruptuar teresisht.

    Reply

Leave a Reply to Uku Momlit Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

April 17, 2026
Pas Boçit dhe Kalasë, i prekur nga gazi Klevis Balliu, niset drejt urgjencës

Pas Boçit dhe Kalasë, i prekur nga gazi Klevis Balliu, niset drejt urgjencës

April 17, 2026
VIDEO/ Familja Berisha në protestë: Shkëlzeni, Argita dhe Jamarbër Malltezi shkojnë te Kuvendi

VIDEO/ Familja Berisha në protestë: Shkëlzeni, Argita dhe Jamarbër Malltezi shkojnë te Kuvendi

April 17, 2026
Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

April 17, 2026
Berisha bëhet nostalgjik për Enver Hoxhën, propozon votim me detyrim

Berisha bëhet nostalgjik për Enver Hoxhën, propozon votim me detyrim

April 17, 2026
Përplasja me protestuesit, një polic i plagosur mbërrin te Truma

Përplasja me protestuesit, një polic i plagosur mbërrin te Truma

April 17, 2026
“Epsteini” ynë

Një opozitë që kërkon njerëz dhe një popull që kërkon opozitë

April 17, 2026
Pas nisjes së tensioneve, Berisha futet me shpejtësi në makinë, largohet nga protesta

Pas nisjes së tensioneve, Berisha futet me shpejtësi në makinë, largohet nga protesta

April 17, 2026
Protesta e PD-së, Noka lëndohet nga gazi lotsjellës

Protesta e PD-së, Noka lëndohet nga gazi lotsjellës

April 17, 2026
Molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn menjëherë dhe shoqëron protestuesit

Molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn menjëherë dhe shoqëron protestuesit

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In