• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre nga grabitësit e Fierit ende të paidentifikuar, si u zhduk telefoni i viktimës

by A R
27/03/2018 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Identitetet e tre prej pesë grabitësve që tentuan të vjedhin me armë banesën e Minella Muçës mëngjesin e të premtes në qytetin e Fierit mbeten ende enigmë. Fakti se 20-vjeçarit Xhuliano Sollaku, që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muçës që u plagos, nuk u janë gjetur me vete telefonat celularë, ka bërë që tre autorët e tjerë të mund t’u shpëtojnë prangave deri tanimë.

Nga burime për “BalkanWeb” të sigurta është mësuar se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kontrollit të ushtruar në trupin e viktimës e të plagosurit, nuk është gjetur asnjë aparat celular.
Për këtë arsye, deri tani ka qenë e pamundur që të verifikohet se me kë kanë komunikuar natën e ngjarjes Xhuliano Sollaku dhe Arben Muça. Por, pavarësisht se nuk u janë gjetur me vete aparatët celularë, burimet shprehen se hetuesit janë duke siguruar të dhënat e numrave që janë përdorur së fundmi nga viktima dhe i plagosuri prej të afërmve të këtyre të fundit. Më pas, do t’u kërkohet kompanive celulare përkatëse që të mundësojnë tabulatet telefonike të numrave që janë përdorur nga Sollaku dhe Muça.

Burimet shprehen se nuk dihet nëse grabitësit kanë përdorur të njëjtin numër si për të komunikuar me familjarët, ashtu edhe me njëri-tjetrin. Dyshohet se para se të shkonin për të kryer grabitjen, t’i kenë lënë celularët në automjetin tip “Fuoristradë” me të cilën u larguan tre prej tyre.

Ndërkohë, mësohet se janë gjetur vetëm armët e zjarrit e përdorura prej dy grabitësve dhe çanta me veglat që hajdutët kanë përdorur për të hapur bravën e derës së ban

Nga burimet bëhet e ditur se të pesë grabitësit kanë qenë duke hapur derën e çiftit Minella Muça, madje, kanë tentuar të hapin edhe derën e një fqinji. Në momentin kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pranë hyrjes së pallatit ku jetojnë çifti i të moshuarve Muça, të pesë grabitësit kanë zbritur me vrap shkallët dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj policisë.

Arben Muça ka zbritur në trotuar dhe ka qëlluar me kallashnikov drejt policisë, duke mundësuar largimin e tre prej pesë grabitësve. Kur Arben Muça është plagosur dhe ka rënë në tokë, ka qenë Xhuliano Sollaku që ka mbuluar shokët e tij duke qëlluar kundër policisë.

Por, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Sollaku ka mbetur i vdekur në vend. Duke përfituar nga mbulimi i dy shokëve të tyre, tre grabitësit e tjerë kanë mundur të largohen me një automjet tip “Fuoristradë”, ndërkohë që fatmirësisht në radhët e policisë nuk ka pasur të lënduar. Burimet pohojnë se pavarësisht se ka persona që dyshohet që kanë dijeni mbi ngjarjen, ende nuk janë arritur të sigurohen prova konkrete për të dyshuar të tjerë si të implikuar.

Dyshohet se të paktën një prej grabitësve ka qenë nga qyteti i Fierit, por ende nuk ka një emër përfundimtar. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët e tentativës së vjedhjes me armë të mëngjesit së të premtes në Fier, kanë pasur informacione se në banesën e Minella Muçës mund të kishte një sasi të konsiderueshme parash. Ndërkohë, nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes dhe këqyrjes së provave të sekuestruara në vendngjarje, janë ngritur dyshimet se autorët kanë qenë hajdutë profesionistë.

Kështu, mësohet se në vendngjarje, hajdutët kanë braktisur një çantë me veglat që kanë përdorur për të hapur një prej bravave të derës së banesës së Minella Muçës. Në këtë çantë janë gjetur një çelës papagall, një kaçavidë, pinca, një levë e mjete të tjera që përdoreshin prej grabitësve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se grupi në fjalë kishte kohë që vepronte në disa qytete të vendit.

Policia dhe prokuroria janë duke verifikuar të kaluarën e Sollakut dhe Muçës për të siguruar informacione dhe prova ndaj bashkëpunëtorëve të tyre të mundshëm në këtë ngjarje. Vetë i plagosuri Arben Muça nuk ka pranuar të bashkëpunojë, duke pohuar para hetuesve se ishte i tronditur e nuk mbante mend gjë.

Një ditë më parë Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat ndaj tij, ndërsa Muca ndodhet në spitalin e Fierit, duke bërë që masa të jepet në mungesë. Avokati i tij, i caktuar kryesisht, është shprehur se Muca nuk mban mend asgjë./a.m.

Next Post
“Ku e ke foton me Trump?”. Rama ironi me komentuesit (GALERI)

A u anulua vizita e Tsipras?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ndalimi i vizave të emigracionit nga SHBA burimin e ka në Tiranë

January 15, 2026
“Arktiku në qendër të vëmendjes”/ Trupat evropiane mbërrijnë në Groenlandë

“Arktiku në qendër të vëmendjes”/ Trupat evropiane mbërrijnë në Groenlandë

January 15, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Presioni ndaj Berishës është rritur”, Bejko: Premtoi shumë, por i zhgënjeu! Salianji, ‘heroi’ i PD pas burgut

January 15, 2026
Shkaktoi panik duke tentuar hapjen e derës së avionit në fluturim, shqiptari dënohet me burg! Përleshja me stjuardesat..(EMRI+VIDEO)

Shkaktoi panik duke tentuar hapjen e derës së avionit në fluturim, shqiptari dënohet me burg! Përleshja me stjuardesat..(EMRI+VIDEO)

January 15, 2026
VIDEO/ Bëhet virale në rrjet, Brigitte Macron performon si DJ! Pamjet e pazakonta të zonjës së parë të Francës

VIDEO/ Bëhet virale në rrjet, Brigitte Macron performon si DJ! Pamjet e pazakonta të zonjës së parë të Francës

January 15, 2026
Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata!

Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata!

January 15, 2026
VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

January 15, 2026
“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

January 15, 2026
SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestuesve

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestuesve

January 15, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale (VIDEO)

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In