• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tre miliardë dollarë për Evropën, investimi i Kinës përçan vendet e BE

by A R
29/11/2017 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri kinez Li Keqiang u premtoi vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore ndihma prej rreth tre miliardë dollarësh. Dy miliardë dollarë do të vihen në dispozicion për projekte për zhvillimin prej Bankës Kineze për Zhvillim, kurse një miliardë do të livrohen në kuadër të një programi për kooperim në fushën e investimeve.

Në takimin e nivelit të lartë të vendeve CEEC-it (Central and Eastern Europa and China) të quajtur edhe si samiti  “16 plus 1”, që po zhvillohet në Budapest, presidenti kinez Li tha se bashkëpunimi karakterizohet “nga respekti reciprok dhe parimi win-win”.

Pjesë e “Rrugës së re të mëndafshit”

Takimi i Budapestit është pjesë e strategjisë ndërkombëtare të Kinës për investime, të quajtur “Rruga e re e mëndafshit”. Kjo bazohet në lidhjet e dikurshme të rëndësishme tregtare mes Kinës dhe Evropës në periudhën e Antikitetit dhe të Mesjetës së Hershme. Në këtë kuadër pritet të ngrihen lidhje të reja rrugore dhe hekurudhore për të nxitur tregtinë mes Evropës dhe Azisë.

Hungaria synon të lidhë njëmbëdhjetë marrëveshje dypalëshe me Kinën. Një ndër to është për një kredi kineze me vlerë 2,1 miliardë dollarë për modernizimin e lidhjes hekurudhore mes Hungarisë dhe Beogradit.

Përmes kësaj lidhjeje pritet që mallrat që vijnë nga Kina në portin grek të Pireut, të transportohen edhe më shpejt në vendet e Evropës qendrore. Punimet pritet të nisin në vitin 2020.

Përçarje e Evropës?

Presidenti hungarez Orban tha se vendi i tij dhe vendet e tjera anëtare të CEEC-it e kanë parë gjithmonë bashkëpunimin me Kinën si shanc të madh. Ai tha se kooperimi ekonomik me Kinën nuk do të vështirësohet prej pengesash politike.

Hungaria shprehet rrallë për çështjen apo gjendjen e të drejtave të njeriut në vendet, me të cilat bën tregti dhe biznes. Kurse përfaqësuesit e BE-së i akuzojnë qeveritë e Polonisë dhe të Hungarisë që shkelin edhe vetë parimet e shtetit ligjor.

Projekti kinez “Rruga e re e mëndafshit” nuk shihet pozitivisht kudo në Evropë. Ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel (SPD) paralajmëroi prej një përçarjeje të Evropës dhe u shpreh se pas këtij projekti gjendet një strategji e madhe gjeopolitike, kulturore, ekonomike dhe në fund ndoshta edhe politike, së cilës BE-ja për momentin nuk ka si t’i kundërpërgjigjet. /Deutsche Welle/b.d

Next Post
Janjiq e kthen idenë serbe: Propozuesi i unionit Kosovë – Serbi ishte kryekëshilltar i MiIlosheviçit

Janjiq e kthen idenë serbe: Propozuesi i unionit Kosovë - Serbi ishte kryekëshilltar i MiIlosheviçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com