• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Tre mandatet e hequra dhe alarmi për zgjedhjet e ardhshme

by S M
29/12/2016 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ambasada amerikane nuk humbi asnjë minutë kohë, pasi KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandateve të deputetëve Selami e Tahiri dhe kryebashkiakut Rroshi, për të publikuar një mesazh me tone të forta përshëndetëse. Por edhe me një paralajmërim të qartë brenda: “Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Qëndrim më të qartë s’ke ku gjen. Ndaj vendimit të institucioneve që aplikuan ligjin e dekriminalizimit, por edhe për të ardhmen e procesit të përzgjedhjes së funksionarëve politikë dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë në Shqipëri. Sepse rrëzimi nga KQZ i tre figurave më emër në parlament dhe pushtetin vendor, më shumë sesa një korrigjim kursi i të shkuarës, është një mësim për të ardhmen.

Ligji i dekriminalizimit ka qenë një ndër aktet më të debatuara gjatë viteve 2015-2016. Faktikisht, me vendimin e fundit të KQZ, i bie që aplikimi i tij në praktikë të ketë nisur rreth një vit pas miratimit të tij formal nga Kuvendi i Shqipërisë. Lista prej 20 zyrtarësh që pritet të trokasë në dyert e KQZ gjatë javëve të para të vitit 2017, mund të shënojë hyrjen në fazën aktive të një norme ligjore, e cila deri më sot është parë me dyshim dhe deri diku edhe ironi e tallje, për shkak të mungesës së efekteve imediate në jetën politike e institucionale.

Zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë ngjarja e parë e madhe politike e vendit, që do të mbahet me një ligj dekriminalizimi në fuqi dhe një reformë në drejtësi që deri atëhere do të ketë hedhur hapat e para të zbatimit. Janë të gjitha gjasat që këto ndryshime madhore të kuadrit ligjor që rregullojnë pjesëmarrjen në jetën publike, politike e institucionale, të prodhojnë një klimë shumë më pak të “relaksuar”, ndaj infiltrimit të figurave me të shkuar të dyshimtë.

Rënia e tre zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të jetë një alarm i qartë për të gjithë ata krerë partiakë apo shumica vendimmarrëse, që do të kenë tagër mbi listat e kandidatëve në zgjedhjet e të gjitha niveleve. Është mirë të ndahemi me nivelin e ulët ku ka katandisur në disa raste zanati i politikanit dhe drejtuesit a administratorit në këtë vend. Të gjithë përtypin emra konkretë në rrugë, kafene e media dhe sërish asgjë s’ndodh. Të gjithë dinë, askush s’vepron.

Tani edhe retorika me reformën në drejtësi, apo edhe ajo me largimin e kriminelëve, duhet t’ja lerë më në fund vendin vendimeve konkrete. Si ato që pamë të merren nga KQZ dhe ku opozita mundi të jetë vetëm pjesërisht partnere e luftës ndaj krimit e korrupsionit. Liderët kryesorë të këtij vendi kanë rastin të heshtin dhe të marrin vendime të drejta për ata që do të drejtojnë punët e shtetit, apo që do të na flasin të enjteve si përfaqësues të popullit. Pikërisht, si përfaqësues të popullit, e jo si “kriminelë” e “vrasës”, siç etiketohen mes vetes javë për javë.

Next Post
LSI “lan duart” me Selamin: Inkurajojmë institucionet të zbatojnë dekriminalizimin

LSI "lan duart" me Selamin: Inkurajojmë institucionet të zbatojnë dekriminalizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jennifer Lopez shfaq “anën e saj të errët”: Do të bëja seks me të gjithë aktorët e ‘True Romance’

Jennifer Lopez shfaq “anën e saj të errët”: Do të bëja seks me të gjithë aktorët e ‘True Romance’

June 11, 2026
Presidenti izraelit flet për ekranin shqiptar: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

Presidenti izraelit flet për ekranin shqiptar: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

June 11, 2026
“Lufta SHBA-Iran e ka çuar ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga COVID-19”

“Lufta SHBA-Iran e ka çuar ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga COVID-19”

June 11, 2026
Ndeshjet që nuk duhen humbur në fazën e grupeve të Botërorit 2026

Ndeshjet që nuk duhen humbur në fazën e grupeve të Botërorit 2026

June 11, 2026
Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

June 11, 2026
Meksikë-Afrikë e Jugut, mbyllet pjesa e parë. Dominojnë organizatorët

Meksikë-Afrikë e Jugut, mbyllet pjesa e parë. Dominojnë organizatorët

June 11, 2026
“Zëdhënësit e protestës, krerët e partive të reja”/ Klosi: Nuk gjej arsye pse qeveria të dorëhiqet!

“Zëdhënësit e protestës, krerët e partive të reja”/ Klosi: Nuk gjej arsye pse qeveria të dorëhiqet!

June 11, 2026
Pele, Maradona apo Messi? Renditja e 10 legjendave që kanë lënë gjurmë në Kupën e Botës

Pele, Maradona apo Messi? Renditja e 10 legjendave që kanë lënë gjurmë në Kupën e Botës

June 11, 2026
“Zvërneci”, Shalsi: Protesta ka fjalime ordinere dhe kur nxjerr ato pankartat…

“Zvërneci”, Shalsi: Protesta ka fjalime ordinere dhe kur nxjerr ato pankartat…

June 11, 2026
Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In