Tre automjete janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme (11 maj) në Rrugën e Kavajës.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Duke harruar distancimin social dhjetëra qytetarë janë grumbulluar në vendin ku ndodhi aksidenti, dikush për të parë dhe dikush për të dhënë ndihmë.
Aksidenti shkaktoi edhe trafik për disa minuta.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/e.rr











