• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tre Kryeministra dhe një president mbështesin Erion Veliaj

by
18/06/2015 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, krahas mbylljes së veçantë dhe pjesëmarrjes së konsiderueshme, mori edhe mbështetjen e tre kryeministrave dhe të një presidenti në mbyllje të fushatës për kryeqytetin. Kjo është hera e parë që kaq shumë drejtues të lartë të vendit i bashkohen një takimi elektoral dhe dalin në mbështetje të një kandidati në këtë fushatë zgjedhore.

 

Ajo që do të mbahet mend në këtë mbyllje të fushatës nuk është vetëm skenografia, pjesëmarrja, programi i detajuar për Tiranën, por edhe mbështetja që drejtuesit kryesorë të vendit në këto 20 vitet e fundit i dhanë kandidatit të majtë. Presidenti Republikës Bamir Topi, Kryeministri Rama, ish Kryeministri Ilir Meta dhe ish Kryeministri Majko, ishin ata të cilët i dhanë mbështetje publike kandidatit Veliaj, duke apeluar ndaj qytetarëve për të votuar drejtimin e duhur më 21 qershor.

 

Presidenti Topi në fjalën e tij vlerësoi tek Veliaj liderin e ri politik dhe një njeri të pjekur shumë mirë, i cili, sipas tij, do të fillojë projektin për një Tiranë të madhe dhe moderne. Ndërsa, gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama vlerësoi kandidatin Veliaj duke theksuar se është “gati të marrë në dorë Tiranën dhe të bëjë në katër vitet e ardhshme atë që nuk është bërë në 25 vite të marra së bashku, përfshi edhe vitet kur kam qenë vetë kryetar i bashkisë”.

 

Kurse ish kryeministri Meta tha se kandidati i majtë “do të arrijë një fitore të pashembullt në kryebashkinë e vendit, jo vetëm falë kësaj aleance të jashtëzakonshme, por edhe falë aftësive të tij vërtet të jashtëzakonshme sepse Erioni ka treguar se është një politikan i talentuar, një administrator shumë i mirë dhe një reformator i vendosur”. Për ish kryeministrin Majko, nga e hëna, Veliaj do të jetë kryetari i ri Bashkisë së Tiranës. 

Next Post

Obama dënon ”vrasjet absurde” pas sulmit në një kishë afro-amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com