• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tre kompani të huaja, interesohen për kërkime nafte në Shqipëri

by
23/07/2015 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre kompani të huaja, mes të cilave gjiganti shumëkombësh “Shell”, i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të drejtën e kërkimit për naftë në “Bllokun 4” dhe atë të Dumresë. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka përcjellë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë ofertat zyrtare për të dy blloqet.

Për “Bllokun 4”, i cili shtrihet në zonën juglindore të vendit, veç gjigantit “Shell” garon edhe kompania “Interlend Investment”. Ndërsa për bllokun e Dumresë, veç këtyre dy kompanive ka dorëzuar ofertën edhe një tjetër emër i njohur, izraelitja “Navitas”, pjesë e grupit “Delek”.

Agjencia e Burimeve Natyrore ka kryer sakaq edhe vlerësimin teknik të ofertave. Por, përpara shpalljes së fituesit, ky vlerësim duhet të miratohet nga Ministria e Energjisë. Pasi kjo e fundit të ketë dhënë pëlqimin, përfaqësuesit e AKBN-së fillojnë negociatat me subjektin e përzgjedhur fitues për “Termat dhe Kushtet kryesore” të Marrëveshjes Hidrokarbure.

Për blloqet e tjera, atë të Panajasë, “Bllokun C” dhe Delvinën, dorëzimi i ofertave do të shtyhet për në vjeshtë, pasi disa kompani të mëdha kanë kërkuar më shumë kohë. Përmes riaktivizimit të kërkimeve hidrokarbure, Qeveria shpreson të tërheqë kapital nga jashtë për të ndihmuar ekonominë, edhe pse industria e naftës gjendet në një moment të vështirë nga rënia e çmimeve.

Megjithatë, përtej konjukturës së rënduar globale, hidrokarburet mbeten një nga sektorët, që vazhdojnë të thithin pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë dhe që mbajnë peshën kryesore në eksportet kombëtare.

Dy nga kompanitë, që kanë paraqitur ofertat; si “Shell”, ashtu dhe izraelitja “Navitas”; janë ndër emrat më të njohur në botë për këtë fushë. Prestigjiozja “Shell” është një ndër 7 kompanitë më të mëdha të botës në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit, me operacione në 90 vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë, ku aktualisht është në fazë kërkimi së bashku me “Petromanas” në zonën e Shpiragut.

Ndërsa “Navitas” është e përqëndruar kryesisht në zonën e Mesdheut dhe ka një vlerë tregu mbi 5 miliardë dollarë./Top Channel/

Next Post

Foto/ Albana Osmani tregon të pasmet joshëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi ul naftën me 13 lekë, do të shitet 197 lekë për litër! Benzina shkon në 172 lekë litri

Bordi ul naftën me 13 lekë, do të shitet 197 lekë për litër! Benzina shkon në 172 lekë litri

April 18, 2026

Ksi protestash s’ia vlen të thirren më…

April 18, 2026
22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?

April 17, 2026
Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!

Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!

April 17, 2026
Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

April 17, 2026
Protesta e PD, reagon Balla: Përdorimi i flamurit kombëtar nga Berisha për të lajmëruar hedhjen e molotovëve, ‘vulë turpi’

Protesta e PD, reagon Balla: Përdorimi i flamurit kombëtar nga Berisha për të lajmëruar hedhjen e molotovëve, ‘vulë turpi’

April 17, 2026
Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

April 17, 2026
Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

April 17, 2026
Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

Protesta e Berishës, bllokohet Rruga e Elbasanit në kryeqytet! Radhë e gjatë automjetesh të ngecura në trafik

April 17, 2026
Molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn menjëherë dhe shoqëron protestuesit

“Sulme çnjerëzore”, Berisha reagon sërish për tensionet në protestë

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In