• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre keqkuptimet e mëdha të protestës së opozitës!

by Alfred Peza
25/01/2019 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Sa herë që opozita jonë e pas 2013, është rrekur të organizojë protesta të mëdha në Tiranë, në pamundësi për të patur të njëjtën qasje si në periudhën e parë opozitare (1997- 2005), i ka paraprirë ditës së mbajtjes së tyre, duke i dhënë zë disa miteve urbane politike, që kanë rezultuar keqkuptime të mëdha.

Kanë qenë pikërisht këto mite të rreme, që kanë ndikuar më së shumti në krijimin e keqkuptimeve më të mëdha tek militantët dhe opozitarët në përgjithësi. Për shkak se ato kanë synuar që të rrisin artificialisht motivimin e njerëzve, për ti çuar drejt shesheve ku suksesi ose dështimi shndërrohet thjeshtë në çështje numrash, opozita jonë nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka investuar që të vinte kjo ditë.

Kjo ditë, kur i është dashur plot 9 muaj për tu menduar mirë, përpara se ti thërrasë sërisht përkrahësit dhe mbështetësit e saj në shesh, e frikësuar nga dështimet e mitingjeve të fundit, ku zbrastësia ishte lajmi më i madh i prodhuar prej tyre. Po çfarë ka ndodhur dhe përse opozita jonë është sot viktima e miteve të rreme dhe keqkuptimeve që ajo vetë mbolli dhe rriti, Brenda gjirit të popullit të saj opozitar? Dhë mbi të gjitha, çfarë ishin ato dhe përse iu kthyen sot në boomerang?

Së pari, keqkuptimi i madh që liderët e opozitës sonë, drejtuesit e saj kryesorë duke nisur nga sekretarët, anëtarët e kryesive, deputetët dhe kryetarët e partive në bazë kanë përhapur, është ajo e organizimit të protestave bazuar mbi gënjeshtrën më të madhe në botë. Me ndihmën edhe të mediave rreth tyre, propaganda ka qenë aq e shfrenuar dhe aq e gënjeshtërt, sa militantëve dhe pjesëmarrësve të tjerë nëpër mitingje, gati u thuhej se ejani, se do përmbysim qeverinë! Ejani se do rrëzojmë Edi Ramën! Ejani se pas kësaj, do rikthehemi në pushtet! Ejani se nëse nuk do të jeni sot në këtë protestë, nesër do të jetë shumë vonë për të marë pjesën që u takon, kur të fillojë menjëherë pas kësaj, që të shpërndahet torta e pushtetit!

Së dyti, keqkuptimi i madh që është përhapur bashkë me keqkuptimin e parë, është fakti se protestat asnjëherë nuk janë thirrur nisur nga një kauzë e madhe, e fortë dhe programore e parimore opozitare. Nga një çështje e cila arrin që të kryqëzojë filozofinë e qeverisjes, në një mënyrë të tillë që përçon tek masat gjithnjë e më të mëdha të njerëzve edhe përtej zyrave, gardheve dhe strukturave e interesave të vockla politike, frymën e ndryshimit. Një çështje që e çon finalen e luftës politike në lartësinë dhe kufirin e një ballafaqimi të ri opozitë- mazhorancë, ku njerëzit dallojnë lehtësisht thelbin e ndryshimit të madh mes tyre. E ku pasi vendosin në balancën e instiktit dhe vetëdijes së tyre politike të dyja palët, ata përqafojnë gjithnjë e më pa ekuivok, ofertën e re opozitare.

Së treti, keqkuptimi i madh që është përhapur nga ana e opozitës sonë tek përkrahësit dhe mbështetësit e saj, gjithmonë me mbështetjen, përkrahjen dhe zellin e parrëfyer të një pjesë të medias, është ajo që lidhet me personalizimin e skajshëm, ekstrem deri në pathologji të luftës politike me emrin e Edi Ramës. Mazhoranca, duket zbatuar parimin e madh në politikë se kur kundërshtari është duke gabuar, “lëre, mos e ndërprit”, ka përfituar maksimalisht nga kjo gjë. Madje duket se aq shumë e paskan tepruar me këtë gjë, sa ditët e fundit, kritikat më të mëdha i erdhën nga zërat e zëshëm brenda vetes, brenda opozitës së bashkuar. Sa më shumë opozita vazhdon e vazhdon me këtë qasje opozita jonë, mazhoranca është e kuptueshme, që aq më shumë ka marë e mer çdo ditë e më shumë oksigjen.

Këto gabime, kanë nisur që të vihen re, që në startin e përgatitjeve të opozitës sonë për protestën e 16 shkurtit. E sigurtë është se nëse vazhdon kështu, duke bërë pa u ndalur gjithmonë të njëjtat gabime, edhe kjo protestë nuk është gjë tjetër veçse fundi i një filmi të vjetër, i parë shumë herë. Ose e thënë ndryshe, përsëritja mbresëlënëse e një dështimi të paralajmëruar.

a.c

Next Post
Zvicra, 25% e popullsisë janë shtetas të huaj! Ja ku renditen shqiptarët

Zvicra, 25% e popullsisë janë shtetas të huaj! Ja ku renditen shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In