• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre kandidatët e PD përballë reformës në drejtësi

by A R
10/08/2016 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka një përplasje të 3-fishtë  në PD sa i përket kapjes reale të kreut të partisë më të madhe opozitare. Nga njëra anë është kryetari Basha, i cili me gjithë peripecitë e zgjedhjes së tij në krye të PD-së, ku dritëhijet akoma s’janë zbuluar, ai po bën çmos që t’i tregojë Berishës që ai mundet të jetë lider. Zhvillimet politike përgjatë fundditëshit të reformës në drejtësi nxorrën në pah Eduart Selamin, demokratin i cili u bë për një moment edhe deputeti më “simpatik” për ndërkombëtarët dhe shqiptarët me qëndrimin e tij pro reformës. E nga ana tjetër është presidenti Nishani, një opozitar i thekur dhe pse në një pozicion asnjëanës. I cili luftës kundër reformës në drejtësi sapo i ka dhënë zë sërisht.

Për ta kuptuar më mirë këtë përplasje të pazakontë duhet të ndalemi në disa momente ku zhvillimet politike flasin mjaft për të treguar strategjinë dhe taktikën e doktorit.

Basha  po përdor çdo  mjet për të rrokur besimin e doktorit dhe të grupit parlamentar. Reforma në drejtësi ishte piku i besnikërisë së tij ndaj Berishës, duke bërë çmos që reforma të mos kalonte. Por gjunjët se mbajtën para presionit të ndërkombëtarëve. U gjunjëzua para tyre dhe e dha votën pro reformës. Përpos ndërkombëtarëve të cilët e bënë zhele (kujtojmë deklaratat e ambasadës së SHBA në Tiranë dhe atë të Shtëpisë së Bardhë në datë 20 korrik), Basha humbi edhe grupin e tij parlamentar, i cil në fakt prej kohësh kishte krisje e rrjedhje.

Ishte ky momenti që të dilte në sipërfaqe ish-kryetari i PD-së, Eduart Selami. Nga VOA ai do shprehej se pavarësisht qëndrimit politik të PD-së, ai i është mirënjohësh SHBA/BE-së për çfarë ka bërë për vendin tonë dhe se vota e tij do të ishte pro reformës. Kaq mjaftoi që Bregu&co të lëshonin sinjale të qarta se do e votonin reformën në drejtësi pavarësisht vendimit të PD-së së Bashës (që ishte qartazi kundër saj).

Ky 24 orësh ishte momenti i lavdisë së Selamit i cili përshëndetej nga ndërkombetarët e shqiptarët, por që “ra” nga ndryshimi i  detyruar i qëndrimit të Bashës ndaj reformës. Ajo që bie në sy është se në gjithë strategjitnë e PD-së për ta pamundësuar reformën, vetëm Selami është “kandidati” që del nga hollia bllokuese, duke parë që edhe Nishani paska qenë dhe është pjesë e planit bllokues.

Pikërisht kur menduam se reforma kaloi përfundimisht dhe ndërkombëtarë e shqiptarë i gëzoheshin “Vetingut” që do të pastronte sistemin, hyn në lojë Nishani. I cili do të hedhë shortin pa u kryer “Veting-u”, që të plotësojë kështu Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Është në njëfarë mënyre aasgjesimi i reformës e cila nëse s’ka Veting (verifikim të pasurisë, integritetit, lidhjeve me krimin), praktikisht ska asnjë ndryshim nga sot.

Kjo lojë e Nishanit i cili mesa duket paska qenë pjesë e strategjisë bllokuese të Berishës është e rrezikshme për 2 arsye. E para sepse fut në KED pa “veting” edhe ata që mund të jenë më të skaduarit. Dhe e dyta, që është dhe më e frikshme, është fakti se Nishani  për t’i rënë në sy doktorit dhe për t’i marrë besimin maksimal, do luftojë fort. Sepse kjo për të është lufta e jetës, si mundësia e fundit për të marrë timonin e PD-së. Kjo do ishte beteja që po ta fitojë, do ishte qershia mbi tortë e betejave politike që Nishani ka kryer kundër mazhorancës, duke dalë tërësisht nga roli i Presidentit dhe duke luftuar si militant. Dashuria deri në manjakëri që ka Nishani për të marrë PD-në, e bën atë që të kalojë çdo cak në përmbshje të qëllimit të tij, që është t’i tregojë Berishës së është ai dhe jo Basha luftëtari më i mirë.

E gjithë lufta për kreun e PD-së, është shndërruar në një “bombë atomike” për reformën në drejtësi dhe zbatimin e saj. Mbi të cilën bëhen lojëra politike për t’i treguar besnikëri Berishës, duke tentuar të bëjnë atë që doktori kërkon, rrëzimin e saj. /m.g/Lexo.al/a.m.

Next Post

Skandali me vjedhjen e thesarit në BSH/ Braçe: Në shtator raportojnë Sejko dhe Leskaj

Comments 1

  1. sifi says:
    10 years ago

    Nishani ka pasur sukses ne kundervenien ndaj reformave te marra nga qeveria nga toleranca e tepruar e mazhorances ose nga presionet e LSI e cila me veprimet e saj te fundit ka bindur shqiptaret qe vepron deri diku kunder koalicionet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In