Një vizitë e rëndësishme e tre ish-presidentëve të Shqipërisë në Hagë do të zhvillohet sot ku do të takojnë ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte. Tre ish-krerët e Shtetit Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi, si dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, do të vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së.
Ish-presidentët shqiptarë pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.
Delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.
Kujtojmë se më herët nga Shqipëria ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së kryeministri Edi Rama. Nga Kosova ata janë vizituar nga krerët fetarë të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./m.j












Janë katër ish- Presidentë, tre të Shqipërisë, Mejdani, Moisiu dhe Topi, dhe i Kosovës Pacolli.
Doni apo nuk doni ju të redaksisë, Pacolli ka qenë President i ligjshëm i Kosovës, pavaresisht afatit të qëndrimit në atë detyrë.
Kaq sa për kulturë.
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka iniciuar udhëtimin e përbashkët me ish-krerët e shtetit shqiptar drejt Hagës për të vizituar drejtuesit e UÇK-së në kohën e luftës.
Bashkë me Pacollin, në aeroplanin e tij privat, u nisën edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko.
Pacolli kishte planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës. Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga nuk kanë pranuar për të shkuar në Hagë pa dhënë shumë arsye.
Mejdani paska bere foton se ne foto nuk eshte