• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre hanxhinjtë e Sali Berishës dhe të ndjekësve të tij!

by Poli Hoxha
29/03/2023 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Pa shumë naze dhe bujë Sali Berisha ka hequr simbolet e Partisë Demokratike nga stendat që i vendosin prapa kurrizit, në takimet që po zhvillon për fushatën elektorale. Bluja e thellë e demokratëve është bërë “ngjyrë gurkali”, kurse në sfondin e saj feks shtrëngimi i duarve blu e kuq.

Nëse ndonjë nga ndjekësit e tij është piktor si Edi Rama, e di shumë mirë se po të bashkohen “duart” e Berishës dhe Metajt që shtrëngohen fortë, atëherë do të dilte ngjyra mavi e Rilindjes. Dhe Rama nuk e zgjodhi kot këtë kolor, menjëherë pasi gënjeu shqiptarët me tezën, “përtej të majtës dhe të djathtës”.

Ngjyra mavi e Rilindjes, ka lindur pikërisht në skaletën e bojërave të tij. Nuk e di se në cilën “studio” janë dizenjuar duart blu e kuq të Berishës dhe të Metajt, por sido që të jetë, qëllimi është po aq pragmatik sa ai i Ramës me simbolet e Rilindjes: PS, PD, LSI, janë mjete për të arritur qëllime personale dhe të klaneve të tyre ekonomike dhe kriminale.

Kjo nuk është thjeshtë metaforë. Në kampin Berisha- Metaj po shohim një ngazëllim dhe eufori, pas zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike pro perëndimore. Mos mbulimi i 61 bashkive me kandidatë për kryetarë, po shihet si “fitore”. Në fakt vetëm dy gishtat e mëdhenj të duarve kuq e blu që ngjajnë si koka korbash, Berisha dhe Metaj, e dinë më mirë nga kushdo, se ata vetëm kanë blerë pak kohë, edhe me ndihmën e disa “delfinëve” brenda grupit parlamentarë të PD.

I gjithë problemi është pikërisht Koha.

Sali Berisha që kur u shpall “nongrata”, u përjashtua nga grupi parlamentarë nga Lulzim Basha dhe më pas nga PD, që atëherë kur nisi Foltoren, “mori” Partinë Demokratike dhe tani që i është rikthyer nga e para po Foltores, ka pasur vetëm një qëllim; të fitojë kohë me shpresën e shuarjes së furisë anglo-amerikane dhe të drejtësisë nëpërmjet SPAK. Jo vetëm ndaj tij, por edhe konsorsiumit politiko-ekonomik-kriminal, që ka ngritur gjatë këtyre 32 viteve.

Kjo kohë që bleu me financa të mëdha dhe duke manipuluar shumë demokratë të ndershëm, tani i hyn në punë vetëm për tu strehuar në sqetullën e Ilir Metajt pas 14 majit.

Ky i fundit synon që nëpërmjet votave të Berishës të dalë forca e dytë gjatë zgjedhjeve të 14 majit dhe kështu të fitojë kohën e duhur, për tu shndërruar në faktorë i rëndësishëm në skenën e politikës shqiptare, por edhe për të siguruar mburojë nga Perëndimi dhe SPAK.

Të dy i kanë bërë hesapet me Edi Ramën, por që të tre kanë “harruar”  në skemën e tyre, tre hanxhinj.

Hanxhiu i parë janë SHBA, Britania e Madhe dhe Perëndimi në përgjithësi. Sido që të dalin në zgjedhjet lokale kandidatët e Berishës, ata për këtë “hanxhi” mbeten klone dhe përfaqësues të “minuesit të demokracisë dhe të korruptuarit”, i cili përbën rrezik për sigurinë e vendeve të tyre.

Hanxhiu i dytë është SPAK. Në 3- vjeçarin e parë të Arben Krajës për hir të së vërtetës, Berisha, rrethi i tij familjarë dhe i bashkëpunëtorëve që kanë dosje aty, fituan apo blenë goxha kohë. Por tashmë edhe vetë e kanë të qartë që koha e blerjes së kohës në këtë institucion që mund ta quajmë pa kompleks “amerikan”, u ka mbaruar.

Hanxhiu i tretë është Partia Demokratike, baza dhe lidershipi i saj i vendosur pro amerikan dhe pro perëndimorë, Basha-Alibeaj.

Në rezolutën e kuvendin të fundit të Foltores, për Luzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn pati një pikë të veçantë që i shpallte armiq. Askush nga këta kandidatët e primavere nuk kundërshtoj, por përkundrazi votuan plot ngazëllim. Por Sali Berisha nuk e ka as me Bashën as me Alibejan dhe as me PD-në. Ata janë armiq vetëm pse dhe sa të qëndrojnë në krah të Perëndimit. Ka një vit e gjysmë që njësoj si Enveri, i ka shpallur anglo-amerikanët armiq, por edhe “veglat” e tyre.

Ndaj kur ka në mendje makthin e tij permanent, SHBA-Britaninë e Madhe, shqipton “alibasha”. Tani edhe Roland Bejko!

Sali Berisha ka bërë akuza monstruoze për ambasadorët e këtyre dy vende, por askush nga deputetët dhe kandidatët e primareve, nuk është distancuar edhe pse nga frika, deklarohen si “pro-amerikanë”.

Si mendoni, se jo vetëm këtyre por edhe “delfinëve” dhe “jagove” të Berishës dhe Metajt brenda PD si projekt perëndimorë i Shqipërisë së ardhshme, nuk ju është mbajtur emri shënim për rolin e tyre për të mbajtur gjallë dhe në lojë armikun e interesave strategjike që ata kanë në Shqipëri?!

As në Kinë dhe Rusi nuk merret guximi që të flitet me gjuhën e Berishës për përfaqësuesin direkt të presidentit të SHBA, në Pekin dhe Moskë. Imagjinoni sikur Foltorja të kishte armë bërthamore, siç ka Rusia dhe Kina!

Hanxhiu i tretë është pra; Partia Demokratike. Tashmë zyrtare dhe mjet i Perëndimit në vendin tonë pa asnjë ekuivok, nuk do shumë mend se është Pika e Arkimedit, ku SHBA ka vendosur levën për të përmbysur botën e errët që mban peng Shqipërinë. Atë të Berishës, Ramës dhe të Metajt.

Tani këta flasin për “përçarje”, shumica, pakica, fitojmë këtë apo atë bashki duke gënjyer opozitarët e ndershëm, kur në fakt vetëm po blejnë kohë me paratë dhe plaçkën e grabitur të tranzicionit.

Le të blejnë sa të duan, por koha punon vetëm për tre hanxhinjtë; SHBA, PD properëndimore dhe SPAK. Dhe po punon më shpejtë, se sa jua pret mendja!

Next Post
“Të rritet ndërgjegjësimi…”/ Të martuar prej 17 vitesh dhe me 3 fëmijë, çifti zbulon se janë kushurinj

"Të rritet ndërgjegjësimi..."/ Të martuar prej 17 vitesh dhe me 3 fëmijë, çifti zbulon se janë kushurinj

Comments 1

  1. Qeramudinhane MagjunQimPëjkByberElezaj says:
    3 years ago

    E blenë kohën, Sali Berisha me të tijtë bashkë me Liken e Monës, medemek o Polo, por u qëlloi me ferrota të skaduara, kështu që kjo KODOSH KOHE, vrapon e vrapon, mbasi kësajë rradhe, ka motor amerikan, që nuk njeh STOP, dhe si një RRUL, i shtyp mutsihanet dhe plehrat e mësipërm.

    Reply

Leave a Reply to Qeramudinhane MagjunQimPëjkByberElezaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In