• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre gjyqtarët përfundojnë te Krimet e Rënda, u paguan nga biznesmeni për të parë “El Clasicon”

by Java News
27/11/2018 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve te Renda ka dërguar për gjykim tre gjyqtaret e Apelit, Durrës Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, për veprën penale, “ Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokuroreve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë ” neni 319/ c, i Kodit Penal.

Po ashtu për këtë vepër penale do të gjykohet dhe shtetasin Namik Sadiku, për veprën penale “korrupsion aktiv të gjyqtareve, prokuroreve apo punonjësve të tjerë të drejtësisë ” të parashikuar nga neni 319 I Kodit Penal.

Ngjarja

Gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno kanë zhvilluar dy udhëtime, njëri prej të cilëve në Spanjë për të parë ndeshjen e futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës në 2014. BIRN raporton se rasti që po hetohet nga prokuroria implikon gjyqtarët e Apelit të Durrësit me biznesmenin Namik Sadiku dhe ka të bëjë me një çështje gjyqësore midis këtij të fundit dhe ish-ortakut të tij, Oliver Ushina.

Ushina kishte paditur Namik Sadikun për ndërtimin e një pallati 10-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës, çështje të cilën ai e fitoi në shkallën e parë. Por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Apelit me ndërhyrjen e treshes Spahiu, Dhimitri dhe Çeno, i pari në cilësinë e relatorit dhe dy të tjerët anëtarë të trupit gjykues.

Më pas të tre gjyqtarët kanë shkuar dhe kanë parë derbin “El Clasico” në Spanjë bashkë me Sadikun, i cili dyshohet se ka mbuluar të gjitha shpenzimet. BIRN ngrit dyshime se, më parë, tre funksionarët e drejtësisë kishin udhëtuar me biznesmenin edhe në Itali.

Namik Sadiku është kontaktuar nga BIRN, por ka hedhur poshtë çdo aludim për kontakte midis tij dhe njerëzve të drejtësisë. Ai pretendon se përputhja e datave të udhëtimit të tij me ato të gjyqtarëve janë tërësisht rastësore. Dyshimet për financimin e këtyre udhëtimeve po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej një viti e gjysmë.

Në shkurt 2018 Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur pezullimin e tyre nga detyra, pasi tre gjyqtarët janë nën hetim. Kjo pasi sipas burimeve të prokurorisë në dosjen hetimore kundër tyre është administruar përgjigjia e autoriteteve Spanjolle, se nëpërmjet kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, kushëriri i shtetasit Namik Sadiku, i cili ishte palë e paditur në një proces civil që gjykohej nga tre gjyqtarët,ata kanë qëndruar në ambjentet e një hoteli në Spanjë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndjekur derbin “El Clasico” mes Real Madrit dhe Barcelonës. Është vërtetuar thotë prokuroria se Fatjon Pula ka paguar 450 euro për qëndrimin e tre gjyqtarëve në hotel. Ndërkohë në kërkesën e saj prokuroria shton se dhe shpenzimet e tjera si bileta e udhëtimit dhe bileta e hyrjes në stadium, ka dyshime jtë forta se është paguar nga shtetasi Namik Sadiku.

Nisur nga kjo situatë dhe krijimit të dyshimit të arsyeshëm, pak ditë më parë prokuroria i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda, për pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të apelit Durrës Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

ma.me

Next Post
Rama-Berisha, plas “lufta e këmishave”: Do shkosh në gjyq Doktor!

Berisha: Rama deklarata proserbe, kërcënon BE-në për çeljen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com