• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre fëmijët vranë të atin, gjyshja e tyre kishte vrarë vjehrrën vite më parë! E afërmja e Blerina Metës: Xhaxhai i Pëllumbit ka ekzekutuar djalin e tij

by Java News
26/02/2024 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blerina Meta, nëna e Hysenit, Hygertës, dhe e Amarildos, tashmë të arrestuar, si të dyshuar për vrasjen e babait të tyre, Pëllumb Metës, po qëndron në shtëpinë e prindërve, Baftjar dhe Sanije Tuga, në fshatin Gjorm te Kurbinit. Gruaja është në gjendje të rëndë psikologjike, dhe familjarët e saj të tronditur. Babai, Baftjari, jashtë kamerës, thotë se çifti ka patur probleme, por të shkonin deri në këtë pikë. ‘Mua po mu dha mundësi dy ti them dy fjalë parë drejtësisë’, shton ai.

Blerina edhe më parë ka përjetuar, tragjedi. Nëna e saj, në maj të vitit 2010 Sanije Tuga, vrau vjehrrën Behare Tuga 80 vjeçe, me çifte. ATë kohë Sanija ishte 52 vjeçe, sot që i rri pranë së bijës, Blerinës, është 66 vjeçe. Ajo plagosi rëndë dhe burrin e saj, Baftjarin 58 vjeç, sot 72 vjeç.

E moshuara, vjehrra vdiq në spitalin e Traumës, kurse i biri mbrojti nënën e tij, por vazhdoi martesën me Sanijen. Atëkohë policia e cilësoi ngjarjen për motive të dobëta, e më konkretisht gjatë një sherri nuse- vjehrrë. Për mbesën e tyre Blerinën, Skënder Tuga ka dëgjuar se kishte probleme më të shoqin por vetëm kaq.

‘Kushëri jam. Farefis jemi të gjithë. Bafti njeri i mbarë i urtë. Gruaja e tij pati vrarë vjehrrën. Bëri nja 6 vite burg e shoqja e liruan dhe e mori prap. Ka vrarë vjehrrën. 6 vite i bëri burg në Tiranë. Erdhi këtu u lirua dhe e morri bafti prap. E mori ai se ngeli vetëm. Goca e Baftit ne e kemi bijë, nuk kemi nga ta mbajmë. Asaj i ndodhi disfata. Ka pas shkuar keq me burrin ka thënë. Burri ka dashur ta zotnojë me kohën e mëparshme jo liri. Kjo liri i qiti fare njerëzit.’- tha Skënder Tuga për Report Tv. (Kushëriri i Baftjarit, Djalë xhaxhai).

Por ndryshe nga Skenderi, kjo grua e moshuar, gjithashtu familjare e Blerina Metës, di shumë më tepër për atë çfarë ndodhte në familje. E moshuara tregon që Blerina torturohej nga burri dhe se si pasojë e dhunës në 2 raste kishte ardhur edhe natën te prindërit.

“Ajo vajzë ka vuajtur sa ka vajtur në atë derë. 4 fëmijë që ka bërë ajo 9 doktorë ka lënë. Murin me gjak e ka larë prej atij, ai ka qenë egërsirë. Blerina ka raportuar te prindërit dhe askund tjetër. Vinte te prindërit, 2 herë ka ardhur natën, nuk kishte forcë, e kishte forcën më të madhe ati. E ka pas mbytur, e ka torturuar, trupi i saj ka qenë i nxirë. Për fëmijët nuk di a i dhunonte, por Blerinën e ka torturuar së tepërmi, të burgosur nuk ka që të ketë ngrënë tortura më shumë se ajo fëmijë. Shpirti më ther për ata fëmijë, shpirti më ther edhe për Blerinën se e kam si fëmijë, ra në vuajtje, ra në siklet, ra në egërsirë. Doja ta takoja t’i thoja të ruajtë zoti ata fëmijë, se më keq nuk ka për tu bërë. Ishalla sjell Zoti fat. Nuk e di a është ankuar ndonjëherë në polici, por Ne e dimë një për një se ç ‘tortura ka pasur ajo vajzë.’- u shpreh ajo.

E brengosur për atë çfarë ka ndodhur, ku tre fëmijë tashmë në burg për vrasjen e babait, e moshuara, zbulon një tjetër ngjarje, por këtë herë në fisin e viktimës Pëllumb Meta

‘Si rracë janë shumë rracë e egër, se xhaxhai i atij ka vrarë djalin e tij, Sabri Meta, janë fis i tmerrshëm janë egërsira, vajzën tonë e morën në qafë’- ka deklaruar ajo./shqiptarja.com

 

Next Post
Deputetja e PD: SPAK s’mund të tronditet. Amnistia penale mos të prekë reformën në drejtësi, mos të dhunohen…!

Deputetja e PD: SPAK s’mund të tronditet. Amnistia penale mos të prekë reformën në drejtësi, mos të dhunohen…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

October 1, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com