• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre faktet bindëse që konfirmojnë krisjen Basha-Kryemadhi, përçahet opozita

by Java News
25/09/2019 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka kohë që flitet për një krisje brenda opozitës, pasi dy liderët kryesorë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ndajnë mendime të ndryshme për disa çështje.

Edhe pse në daljet e sforcuara publike flitet vazhdimisht për “opozita e bashkuar”, “vendimi unanim i opozitës”, “qëndrimi i opozitës së bashkuar”, analiza e fakteve e bërë nga Gazeta SHQIP çon në një tjetër konkluzion; opozita nuk është e bashkuar, madje është thellësisht e ndarë për shtyllat kryesore ku mbështetet aksioni opozitar.

Çështja thelbësore që ndan në dysh opozitën dhe që rrëzon të gjithë kauzën Basha-Kryemadhi është qëndrimi ndaj kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha në daljet e tij publike zotohet në vendosmërinë e tij për “qeveri teknike pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme”, por kjo tezë esencialë nuk mbështetet nga Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, deklaroi sot në një dalje publike për mediat “se nuk ka qenë kurrë kusht i LSI largimi i Ramës si kryeministër”.

Në fakt, opozita komentoi sot e ndarë vendimin e Bundestagut gjerman për të votuar pro negociatave me Shqipërinë pasi të plotësohen 9 kushte.

Në rastin e një opozite të bashkuar, qëndrimi do të ishte i unifikuar, por sot dy liderët e opozitës dolën në konferenca të ndara për mediat, njëri pas tjetrit, duke konfirmuar kështu krisjen brenda kampit opozitar.

Një tjetër moment që konfirmon krisjen brenda opozitës ishte edhe largimi i Ivi Kasos nga tryeza e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore.

Monika Kryemadhi u habit kur u njoh me lajmin pasi u pyet nga gazetarët. Kryetarja e LSI u shpreh se vendimi i marrë gjatë takimit me aleatët ishte ndjekja e tryezës së parë deri në fund. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me një veprim personal të Kasos, për të mos thënë se PD nuk i merr parasysh vendimet e marra në grup.

Këto janë vetëm disa fakte që konfirmojne se opozita e bashkuar nuk është vërtetë e bashkuar. LSI duket se po luan me dy porta, nga njëra anë bashkëpunon me PD në aksionin ndaj Ramës, por nga ana tjetër thotë se është kundër largimit të kryeministrit.

Tetori është muaj vendimtar. Në tryezë është fati negociatave, dekreti i Metës për zgjedhjet, por edhe fati i koalicionit Kryemadhi-Basha. (shqip) /l.m

Next Post
FOTO/ Këngëtarja zbulon transformimin e saj magjepsës pasi humbi 107 kg nga trupi i saj, ja si duket

FOTO/ Këngëtarja zbulon transformimin e saj magjepsës pasi humbi 107 kg nga trupi i saj, ja si duket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

February 3, 2026
“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

February 3, 2026
Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In