• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Tre efektivë të plagosur’/ Bilanci i policisë: Arrestohen 25 protestues, 130 të tjerë nën hetim

by Java News
12/12/2020 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me protestën e djeshme që u zhvillua në kryeqytet kundër vrasjes së Klodian Rashës, ku u arrestuan 25 persona.

Burime zyrtare bënë me dije se po procedohen penalisht në gjendje të lirë 130 shtetas të tjerë.

Policia ka sqaruar se si pasojë e dhunës me gurë, pllaka guri, sende të forta dhe lëndë piroteknike u plagosën 3 punonjës policie, duke u shkaktuar dëmtime të rënda fizike, u shkatërrua sinjalistika horizontale dhe vertikale në rrugët e lartpërmendura, semaforët, llambadarët e ndriçimit të rrugëve, u është vënë flaka kazanëve të mbeturinave, si dhe në institucionet shtetërore dhe subjektet private janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

NJOFTIMI I POLICISE

Organizuan grumbullim dhe tubim të paligjshëm, ushtruan dhunë dhe plagosën 3 punonjës të Policisë, si dhe shkatërruan pronën publike e private, arrestohen në flagrancë 25 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 130 shtetas të tjerë.

Rreth orës 18:00 të datës 11.12.2020, para godinës së Ministrisë së Brendshme nisi një tubim i paligjshëm i cili u përshkallëzua në veprime të dhunshme ndaj institucionit të Ministrisë së Brendshme dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët ishin në shërbim.

Më pas, pjesëmarrësit në tubim u ndanë në disa grupe dhe për rreth katër orë kanë ushtruar dhunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin Skënderbej, në rrugën “Myslym Shyri”, në ish-Bllok, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, Gjin Bue Shpata”, “Sulejman Delvina” dhe “Sami Frashëri”, ndaj bizneseve private dhe disa automjete.

Gjithashtu, këto grupe kanë sulmuar me gurë e me lëndë piroteknike Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Si pasojë e dhunës me gurë, pllaka guri, sende të forta dhe lëndë piroteknike u plagosën 3 punonjës policie, duke u shkaktuar dëmtime të rënda fizike, u shkatërrua sinjalistika horizontale dhe vertikale në rrugët e lartpërmendura, semaforët, llambadarët e ndriçimit të rrugëve, u është vënë flaka kazanëve të mbeturinave, si dhe në institucionet shtetërore dhe subjektet private janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shërbimet e Policisë kanë përdorur të gjitha mjetet e ligjshme për të neutralizuar personat e dhunshëm të cilët bënin thirrje për grumbullime dhe nxisin turmat për të dhunuar punonjësit e Policisë. Strukturat Operacionale kanë bërë të mundur filmimin e personave të dhunshëm të cilët plagosën punonjësit e Policisë dhe shkatërruan pronën publike e private dhe në bazë të filmimeve kanë bërë shoqërimin e tyre.

Më pas, në përfundim të veprimeve procedurale janë arrestuar në flagrancë 25 shtetas, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 130 të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private, si dhe për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të cilët kanë bërë dhe bëjnë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubime të paligjshme.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji. Gjithashtu, Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

g.kosovari

Next Post
“U zotua të bënte vaksinën por…”/ Humb jetën aktori, ishte shëruar nga COVID, por kishte ndierë përsëri shqetësime

"U zotua të bënte vaksinën por..."/ Humb jetën aktori, ishte shëruar nga COVID, por kishte ndierë përsëri shqetësime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In