• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre ditë pas masakrës me 4 të vrarë/ Pushuesit mbushin Velipojën: Ngjarje e izoluar, nuk na tremb!

by
29/06/2021 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Askush nuk ka guxuar t’i prekë këto kashtore….Kanë mbetur në rërë si dëshmi e heshtur e konfliktit që përfundoi tragjikisht mes familjeve Ferracaku e Gocaj.

Përpara hotel “Fantazia” pronë e familjes Ferracaku pushuesit numërohen me gishtat e dorës….e njëjta panoramë është në kahun tjetër, në plazhin privat që menaxhojnë  Gocajt. Policia nuk ka kryer asnjë veprim, edhe pse molla e sherrit ishin pikërisht këto çadra e shezlongë….

Një panoramë tjetër na shfaqet 400 metra më larg….në qendër të Velipojës….

Velipoja u trondit tre ditë më parë nga ngjarja e rëndë, masakra me 4 të vdekur. Report TV ka udhëtuar sot në Velipojë 35 nga Shkodra, me një vijë bregdetare prej 8 kilometrash.

Report Tv u është drejtuar pushuesve për të mësuar atë me të cilën përballen; A ka hapësirë mjaftueshëm dhe a ka plazhe publike?

Pushuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë ofron plazhi më i madh në veri të vendit, me një brez të gjerë rërë dhe det të pastër.

“Jemi të kënaqur, unë jam 93-vjeçar dhe kam ardhur këtu. Çdo vit vijmë. Nuk kemi frikë, por na vjen keq që të mos ndodhin këtu gjëra, është shumë keq, nuk është mirë”.

“Prej 8 vitesh vijmë këtu, kushtet janë shumë të mira, na vjen keq për atë që ka ndodhur, por ajo ka ndodhur. Këtu nuk ka kurrëfarë problemi”, thanë turistët.

Pamjet tregojnë qartë se pushuesit janë të shumtë në numër këtë fundqershori. Të ardhur nga Kosova, ata shprehen se përplasja e 27 qershorit është një ngjarje e izoluar dhe nuk duhet të përdoret për të dëmtuar imazhin e Velipojës.

“E kam dëgjuar, mos e dëgjofsha më kurrë. Shumë jam i pikëlluar, jam prekur prej asaj familje, na ka ardhur keq, madje e kam një djalë dhe një vajzë në Gjermani dhe më pyeten ‘babi a do shkosh më aty’, unë i thashë ‘jo pse’, po ‘se është rrezik më thanë’. Jo i thashë ca rrezik, gjithkund ndodhin këto gjëra”, tha një tjetër.

Hapësira për plazh publik në Velipojë nuk mungon, por ajo është shumë më e vogël se sa hapësira ku janë vendosur shezlongët nga operatorët privat.

“Velipoja është vend fantastik  e ka fal Zoti, nuk ka vend më të mirë, por duhet rregulluar pak rrugët, rëra është e mirë, ajri, uji, të gjitha”, tha një tjetër.

Edhe pse ende nuk janë miratuar lejet për stacionet e plazhit, duket qartë se e gjithë vija bregdetare është e mbushur me shezlongë. Jashtë kamerës, operatorët turistik shprehen se janë në pritje të lejeve nga Ministria e Turizmit, ndërsa kryebashkiakja Voltana Ademi tha se deri më tani është miratuar vetëm një leje, ndërsa me dhjetëra operatorë të tjerë presim për tu licencuar edhe pse data shënon 29 qershor.

/b.h

Next Post
Nëna shqiptare vajton djalin që iu vra në Londër: Jam një trup i gjallë në një mendje të vdekur, pa të nuk e duam jetën

Nëna shqiptare vajton djalin që iu vra në Londër: Jam një trup i gjallë në një mendje të vdekur, pa të nuk e duam jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In