• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna shqiptare vajton djalin që iu vra në Londër: Jam një trup i gjallë në një mendje të vdekur, pa të nuk e duam jetën

by Java News
29/06/2021 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nënë shqiptare, djali i të cilës u vra në një klub të Londrës, dy vite më parë ka treguar momentin kur mori vesh lajmin e trishtë. Grineo Daka, 27-vjeç me profesion berber në Stratford u vra në orët e para të 7 korrikut të vitit 2019. Në lidhje me këtë ngjarje Jeton Krasniqi u dënua me 31 vite e gjysmë burg.

Prindërit e viktimës thanë se nuk asnjë dënim që mund të shërojë zemrat e tyre pasi humbën djalin.  Nëna e 27-vjeçarit deklaroi se fajësoi veten kur u informua nga oficerët për vdekjen e djalit. Ajo tregoi vështirësitë që kishin kaluar në jetë duke ardhur në Angli me djalin e tyre ku ai ishte vetëm 9-vjeç për t’i dhuruar atij një jetë dhe mundësi më të mira.

 “Jam një  trup i gjallë me një mendje të vdekur. Kemi ardhur në Angli në vitin 2001 me djalin tonë nëntë vjeç, në mënyrë që t’i japim atij një jetë më të mirë dhe mundësi më të mira. Ne nuk kishim asgjë dhe nuk dinim asnjë fjalë anglisht, por dinim të punonim shumë për të përmirësuar të ardhmen e tij. Ne kemi punuar dy ose tre punë.

Asnjëherë nuk kam ndalur së punuari sepse doja t’i jepja gjithçka. Ai ishte gëzimi ynë i vetëm dhe na hoqi të gjitha vuajtjet dhe shqetësimet. Atij i pëlqente muzika dhe të ndihmonte miqtë e tij. Dëshira e tij kryesore ishte të na shihte të lumtur. Ai më tha se do të kujdesej për ne dhe do të na donte dhe do të bënte gjithçka për ne” u shpreh ajo.

Grineo kishte qenë në Klub pak para mesnatës një natë para se të vritej. Ai dhe disa nga miqtë e tij u përfshinë në një sherr me shishe. Të nesërmen ai dhe miqtë e tij shkuan sërish në të njëjtin lokal. Grineo mori fillimisht një telefonatë dhe më pas u takua me Krasniqin dhe tre persona të tjerë.

Pas sherrit, të shtënat u regjistruan rreth orës 03:00 të mëngjesit . Një nga plumbat e kapi Grineon në shpinë. Ai ndërroi jetë 30 minuta më vonë.

“Asgjë nuk mund të na kishte përgatitur për ato që solli ajo ditë. Një grup burrash shqiptarë morën jetën e djalit tonë të vetëm. Asgjë nuk na përgatiti për këtë tragjedi. Ata ishin këtu për të njëjtat arsye ne, për një jetë më të mirë. Ata u kanë shkaktuar dhimbjen më të madhe dy prindërve që vuajnë.

Ata i morën jetën dhe nuk guxuan ta përballen, në vend që ta qëllonin në shpinë. Nuk ka asnjë ndëshkim që do të ndreqë zemrat tona. Edhe nëse dënohen me 100 vjet, kjo nuk e kthen djalin tonë. Pa të, ne nuk e duam jetën tonë, por do të gjejmë forcën derisa vrasësit e tij të sillen para drejtësisë.” /m.j

Next Post
VIDEO/ Anglia “flak” Gjermaninë nga europiani, shpërthen festa e çmendur në “Uembli”, Stërling e Kane ndëshkuesit

VIDEO/ Anglia "flak" Gjermaninë nga europiani, shpërthen festa e çmendur në “Uembli”, Stërling e Kane ndëshkuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

Vrasja e Arlinda Zekajt, mes debateve të forta, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën

October 27, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Detaje nga krimi në Shkodër: Taulant Hoti u qëllua me armë zjarri teksa po pinte kafe, pamje nga vendngjarja

October 27, 2026
Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In