Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar ditën e sotme në “Top Talk” qytetet që përbëjnë rrezik më të lartë për krimet zgjedhore.
“Instituti i Studimeve Politike ka disa kohë që e bën hartën e zonës së krimeve zgjedhore dhe nisur nga kjo është fituar një eksperiencë që vjen në bazë të statistikave që ka pasur gjatë gjithë kësaj kohë. Në zgjedhjet që do të zhvillohen janë vlerësuar disa faktorë, e para problematika që shfaq kandidati për kryetar bashkie ose për këshill bashkiak, e lidhur kjo edhe me bashi ku pjesë të organizatave kriminale kanë marrë tendera e janë persona me influencë, këto merren si indikatorë të riskut.
Të flasësh për një hartë, është shumë serioze që ka burime edhe policore edhe anketime e sondazhe e këto janë zona risku jo që do të ndodhë diçka. Sinjalet e para kanë ardhur ku i keni parë jo djegia e posterave, blerja e votave, dinamiti në Vaun e Dejës, denoncim në Pukë për persona të armatosur. Sot kam qenë vetë në Shkodër dhe qytetarët thanë që janë kolona të blinduara që shëtisin në qytet, ky fakt ngjall frikë. Nuk e kam menduar që mund të jetë kaq flagrante dhe haptazi kjo gjë.
Nga ana politike nuk di ta shpjegoj sepse nuk është fushë e imja por ditë them që në këto bastione, qytete ka pasur ngjarje, ka diçka që i mban peng ata. Duke thënë bastion kemi pasur raste që persona që mund të votonin për forcën tjetër rivale, nuk është nevoja t’i intimidosh të mos dalin nga shtëpia por mund t’i marrin mjete e identifikimit e t’i paguajnë. Ka edhe raste që shkon më një fletë boshe në kutinë e votimit ndërkohë aty ke të shënuar nga ai që ta ka dhënë jashtë dhe i nxjerr fletën bosh atij që të pret jashtë.
Qarqet që mund të konsiderohen problematikë mbeten Shkodra me Vaun e Dejës, Lezha dhe rrethinat e Tiranës pra Kamza e Vora. Elbasani do të jetë një qark i qetë, pasi ata persona që organizonin përplasje shumica janë larguar ndërsa të tjerët nuk angazhohen”, tha Karamuço./m.j