Tre barinj janë prekur nga bruceloza, sëmundja e rrezikshme që transmetohet nga kafshët tek njerëzit. Një fermë është vendosur në karantinë nga Shërbimi Veterinar i Elbasanit. Aktualisht po kryhen analiza dhe inspektime në zonat e tjera përreth për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.