• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre bankat shtetërore s’ishin të besueshme për kursimet/ Si lindën firmat piramidale në Shqipëri?

by Java News
04/11/2021 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim vendi u përball me rënie të gati gjysmës së prodhimit të brendshëm mes 1989 dhe 1992 dhe inflacioni u rrit në tre shifra.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë 1993–95 ishte afro 10 përqind ndërsa inflacioni ra duke qenë me një shifër. Mandej ndodhi privatizimi i bujqësisë, tregtisë me pakicë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Por në sistemin bankar nuk ishin shfaqur ende bankat e para private. Dhe sistemi zyrtar financiar ishte I pamjaftueshëm për zhvillimin që po përjetonte vendi i sapo dalë nga kthetrat e komunizmit. Tre bankat shtetërore që dominonin tregun e depozitave nuk ishin ndërmjetës të besueshëm i kursimeve dhe bankat private u shfaqën me ngadalë dhe jo të interesuara për tërheqjen e depozitave në monedhën vendase, duke u fokusuar kryesisht në financimin e tregtisë. Interesa të ulta dhe sistem joadeguat pagesash ku koha e gjatë dhe burokracitë të mërzisnin, shtoji këtyre problematikave edhe mosbesimin e përgjithshëm ndaj bankave, shkaktonin shqetësim te sipërmarrësit e rnj. Po ashtu sistemi bankar nuk ishte proaktiv ndaj dhënies së kredisë. Në këtë mënyrë populli me kursimet e tyre në këtë sistem të ri ku emigracioni luajti një rol të rëndësishëm për grumbullimin e parave, iu drejtua firmave piramidale.

“Në kontekstin e asaj kohe, kërkesa e lartë nga njëra anë për kapital dhe nga ana tjetër pamundësia e tregut formal të kredisë për të mbështetur këtë kërkesë në rritje, e adresoi drej burimeve të tjera alternative siç ishte tregu informal.Një fenomen shumë i njohur në histori, nuk është vetëm fenomen i ndodhur në Shqipëri. Ka ekzistuar edhe në vendet e tjera të lindjes. Rumani, Bullgari dhe në vende të tjera në tranzicion. Ajo që është specifike në Shqiëpri, janë përmasat e fenomenit. Në Shqipëri u kompromentua pothajse më shumë se ¼ e pasurisë kombëtare në skemat piramidale që do të thotë dhe shembja e këtij tregu do të prodhonte një destabilitet të përmasave që ne e përjetuam me pothuajse luftën civile të 1997” u shpreh ekserti i ekonomisë,Selami Xhepa

“1990-1992 kemi bërë polemika me përfaqësues të FMN dhe BB. Në kundërshtim me të gjitha vendet, në Shqipëri u ndoq një procedurë jo e rregullt e privatizmit. Në vendet e lindjes ndodhi përmes ristrukturimit që bëri shteti, investimeve dhe kthimin e tyre në gjendje pune për të arritur vlerat diçka më të mira, për ta future linjën e prodhimit teknologjik. Ne kemi patur rreth 600 ndërmarrje të mëdha dhe të mesme. Kishim industri ushqimore, Industria e lehtë ishte rentabël, me pak investim mund ti ktheje në teknologji bashkëhore rentabël. Nuk e ndoqi këtë rrugë Shqipëria, por ajo ndoqi rrugën e imponuar prej tyre. Pse ne në veçanti?Shumë godina të rrënuara pas 90 u shitën me letra me vlerë, nuk arriti më shm se 20% të vlerës reale” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Kom. të administrimit të fajdeve (1997-2005)

Firmat piramidale në literaturë njihen si një formë investimi e paligjshme , në të cilën secili pjesëmarrës që paguan rekruton dy pjesëmarrës të tjerë. Kthimet që u jepen pjesëmarrësve të hershëm ndodhin duke përdorur para të kontribuara nga personat që marrin pjesë në vijim në këto skema.

Skemat piramidale, ose Ponxi lindin në pjesën informale të tregut kur biznesi dhe ekonomia kanë nevojë për financim.

Por për fat të keq, për një sërë arsyesh të ndryshme, sektori financiar nuk ia mundëson dot këtë dhe e detyron biznesin të drejtohet drejt tregut informal. Kjo ka ndodhur edhe në Shqiëri pas viteve 90.

“Por nëse i thërrasim memories historike në atë kohë ne kishim tgrashëguar nga sistemi para 90 vetëm 3 banka që nuk funksiononin si banka normale, ishin shtetërore dhe nuk kishin konceptin e bankingut komercial. Këto ishin Banka e Kursimeve, BKT dhe Banka Agrare. Nuk mjaftoi kjo. Shqiptarët nuk ishin mmësuar me kulturën e kredimarrjes, 91, 92, 93 pati një bum kredimarrjeje, por shqiptarët nuk ishin mësuar me kulturën e kthimit mbrapsht. Paraja që merret bashkë me interesat duhet kthyer. Mandej patëm një rritje të kredive të këqija” u shpreh Artan Gjergji, Ekspert financash

Kjo cënoi edhe stabilitetin e këtyre 3 institucioneve financiare të brishta. Banka Agrare falimentoi e dy të tjerat patën shumë probleme. Në vitin 1994 Bankës së Kursimeve që ishte edhe furnizuesja kryesore me kredi për biznesin iu hoq e drejta me rekomandim të institucioneve ndërkomëtare drejtuar qeverisë shqiptare të mos jepte më kredi për shkak të rritjes së madhe të nivelit të kredive të kqëija që po cënonte stabilitetin e kësaj banke.

“Burimi kryesor i furnizimit me financime të biznesit u mbyll. Pati një presion të jashtëzakonshëm nga komuniteti i biznesit. Kaluam drejt shfrytëzimit të alternativave të tregut informal.Fillimisht bizneset iu drejtuan huamarrjes në tregun e ngushtë, kryefamiljarë, miqë, shokë. Marrëdhënia e huasë tentonte të shfrytëzonte hapësirën mes interesit të depozitave dhe dhe kredisë që bzineset merrnin” u shpreh Artan Gjergji, Ekspert financash

Depozitat asokohe ishin me 2%, ndërkohë që biznesi merrte kredi me 8% dhe përpiqej të shfrytëzohej kjo lloj marrëdhënie. Nga pikëpamja financiare bënte kuptim sepse bizneset në atë kohë kishin rritje të biznesit me nivel mesatar 25%.

“Është e logjikshme që një biznes me fitim 25% të marrë hua me interes 6%. Këtu kemi fillimin e krijimit të firmave të para piramidale. Ishin biznese shumë të fuqishme VEVE, Gjallica që kishin shumë biznese, e kishin diversifikuar portofolin, vepronin në sektotrë të ndryshëm, dhe kishin nevojë , oreks për fonde.

Kjo lloj huamarrje nga tregu informal, u konsiderua si nëj valvul shkarkimi që i mundësoi biznesit hapësirën për të fituar kohë” u shpreh Artan Gjergji, Ekspert financash

Problematika që lindi ishte se këtë situatë e shfrytëzuan disa mashtrues që nuk kishin aktivitet financiar. Këtu nisën firmat piramidale.

Një studim i mbi 200 ndërmarrjeve i kryer në fund të vitit 1996 zbuloi se 36 përqind e tyre kishin përdorur tregun informal për të financuar investimet e tyre, krahasuar me 38 përqind që kishin përdorur kredinë bankare./ tch

g.kosovari

Next Post
Letrat sekrete/ SHISH ishte në dijeni për rrezikun që i kanosej vendit nga firmat piramidale

Letrat sekrete/ SHISH ishte në dijeni për rrezikun që i kanosej vendit nga firmat piramidale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In