Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik (Malësi e Madhe) mbrëmjen e djeshme, ku raportohet për gjashtë persona të plagosur. Dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se tre makina janë përfshirë në këtë aksident rrugor të ndodhur në vendin e quajtur Vrakë.
Raportohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë. Aksi Shkoder – Malesi e Madhe per shkak te erresires gjate nates dhe mungeses se sinjalistikes, eshte kthyer ne nje rruge te pergjakshme per shume drejtues automjetesh nder vite.
/a.r