• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre arratisjet nga burgu dhe rrëmbimi i Jan Prengës/ Dritan Rexhepi ishte me Kodin e Kuq në listën e Interpolit

by A R
11/11/2023 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Rexhepi, 43-vjeç, i lindur në fshatin Velçë të Vlorës, është shqiptari i parë i njohur ndërkombëtarisht si një nga kriminelët më të fuqishëm. Aktivitetin e tij kriminal e nisi që në moshën 18-vjeçare, në vitin 1998, kur qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj dy efektivëve të policisë duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë krim ai dyshohet se u pagua, duke u bërë kështu i pari vrasës me pagesë në Shqipëri. U arrestua në vitin 2006 në Tiranë, në një hotel dhe u transferua në policinë e Durrësit. Atë mbrëmje Rexhepi u arratis, pasi hapi një bravë me defekt dhe i tha rojës që policia kishte mbaruar punë me të. Gjykata e dënoi më vonë në mungesë me 25 vite burg.

Dritan Rexhepi u largua drejt Italisë, duke nisur dhe aktivitetin kriminal jashtë vendit. Ai u arrestua në vitin 2008 në Holandë për llogari të shtetit italian, pasi kërkohej për trafik droge. Autoritetet e shtetit fqinj, e dënuan me 16 vite e 5 muaj burg. Nga qelitë e vendit fqinj, ai u arratis në vitin 2011. Në burgun e Voghera, 43-vjeçari arriti të largohet pasi sharroi hekurat e dhomës së izolimit. Atij i ka mbetur për të vuajtur dënim në Itali edhe 13 vite, 8 muaj e 6 ditë.

Gjatë kohës që u transferua në vendet evropiane, Gjykata e Fierit e dënoi në mungesë në vitin 2015 me 4 vite heqje lirie, për falsifikim të dokumenteve, vulave dhe stampave.

Rexhepi tashmë kishte hyrë në regjistrat e policive evropiane si një person me rrezikshmëri të lartë. Gjatë kësaj kohe aktiviteti i tij kriminal u shtri edhe në Spanjë. Bashkë me disa persona të tjerë, grabiti një nga bankat e Barcelonës. Rexhepi u ekstradua nga Spanja në Belgjikë, ku kërkohej për krime të rënda. U dërgua në burgun e Antverp-it, dhe sërish arriti të arratiset duke u ngjitur mbi një mur.

Pas kësaj ngjarje ai u vendos në Ekuador, ku aktiviteti i tij kryesor, ishte trafiku ndërkombëtar i drogës. Transferimi në Amerikën Latine e fuqizoi më shumë vlonjatin Rexhepi.

Pas disa vitesh ai u arrestua dhe në qelitë e burgut ai krijoi aleanca me narko-trafikantët më të mëdhenj të Ekuadorit. Gjatë kohës që qëndronte në burgun e Kuitos, arriti të nisë dërgesa kokaine me anë të telefonit, edhe pse në qeli.

Një nga sasitë e kokainës që nisi drejt portit të Portsmuth në Angli, dyshohet se iu rrëmbye nga Astrit Prenga. Në shenjë hakmarrje, Rexhepi akuzohet se urdhëroi rrëmbimin dhe zhdukjen e të vëllait, Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Kamëz. Për këtë ngjarje, Rexhepi po gjykohet nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ndërkohë që ndodhej në burg në 2021 ai kërkoi lirimin me kusht, që iu pranua, për të mos u larguar nga Ekuadori. Në këtë shtet Rexhepi njihej me emrin Lulzim Murataj. Favorizimi për t’u liruar me kusht iu bë për shkak të sjelljes së mirë, nuk tentoi të arratiset, apo kishte dhe një raport pune. Ai drejtonte kartelin ndërkombëtar të drogës, me emrin “Kompania Bello”, që transportonte drogë nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Rexhepi në Ekuador humbi gjurmët në 10 shkurt të 2022. Prej asaj kohe dyshohet se qëndroi në disa shtete, mes tyre dhe Turqinë, ku dhe u arrestua.

Rexhepi është gjithashtu është i dënuar edhe nga Gjykata e Firences me 20 vite burg, si pjesë e grupit “Los Blancos” që trafikoi në Evropë sasi të mëdha të kokainës. Për tonelatat e dërguara nga Amerika Latine figuronte me kodin e kuq në listën e Interpolit, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

/a.r

Next Post
Shpërthim i fuqishëm në një qendër refugjatësh në Itali, 12 të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në një qendër refugjatësh në Itali, 12 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është rekomandim!

August 11, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Devoll, flakët përfshijnë zonën pyjore mbi Sinicë

August 11, 2026
Rikthehet pas dy vjetësh treni i “Jazzit”

Hekurudhat shqiptare drejt standardeve të BE-së, hyjnë në fuqi rregullat e reja! Çfarë ndryshon…

August 11, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Çdo koment i juaji është një klikim më shumë”, Rama replikon me kritikët e sigurisë kibernetike: Metodologjia nuk ndryshon nga mllefi

August 11, 2026
Vlorë/ Zjarri në stacionin e ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë”, kufizohet furnizimi me ujë në disa zona

Vlorë/ Zjarri në stacionin e ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë”, kufizohet furnizimi me ujë në disa zona

August 11, 2026
“Xhiro” bregut të detit, bllokohen 27 mjete lundruese në vend

Velipojë: Shpërthen tubi i gazit të skafit, 39-vjeçari pëson djegie në trup

August 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Beteja e humbur kundër turizmit

August 11, 2026
Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

August 11, 2026
Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

August 11, 2026
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com