• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trazirat në veri/ Ministri Sveçla: Dronët serbë shkelën hapësirën ajrore të Kosovës!

by Java News
15/10/2021 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar në një intervistë ekskluzive për emisionin Ballkan, se i dërguari i BE-së Lajçak dhe komandanti i KFOR-it, kishin ofruar një marrëveshje për zgjidhjen e krizës në veri të vendit, e cila ishte refuzuar nga Serbia.

“Provokimet nga këto strukturat paralele vazhdonin në baza ditore, kishim edhe djegien e njërës prej pikave apo qendrave të regjistrimit civil në Zubin Potok dhe ndaj tjetrës me dy granata dore, të cilat fatmirësisht nuk shpërthyen. Ndërkohë, kemi filluar edhe bisedimet me faktorin ndërkombëtar, kishim dy propozime fillestare, njëra nga Lajçak dhe tjetra nga komandanti I KFOR-it, të cilat pala kosovare i pranoi, por u refuzuan nga pala serbe, por pastaj në një takim në Bruksel mes zëvëndës-kryeministrit tonë dhe Lajçakut dhe përfaqësuesit të palës serb, u arrit marrëveshja për funksionalizimin e stikersave, të ashtuquajturave, apo fletave të bardha ngjitëse, të cilat mbulojnë simbolet e shteteve respektive.”

Ministri konfirmoi gjithashtu shkeljen e hapësirës ajrore të Kosovës nga Serbia gjatë trazirave në veri pasi Kosova vendosi reciprocitetin e targave me Serbinë.

“Kishte momente kur fërkimet ishin më të mëdha, kishte momente të provokimit të hapur, sidomos nga Serbia, për shembull ata provokonin me fluturime shumë afër kufirit të Kosovës, si me avionë të prodhimit rus, ashtu edhe me helikopterë të prodhimit rus, kishte dronë të cilët i afroheshin kufirit, apo kemi pasur një rast kur edhe ka pasur shkelje të kufirit, kishte mobilizim të shtuar të xhandarmërisë, të ushtrisë serbe, por këto provokime, asesi, nuk na bënë që ne të ndryshojmë mendim.”

Por veriu i Kosovës ka probleme të mëdha, kontrabanda, krimi i organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore.

“Është evident fakti që sundimi i rendit dhe ligjit në këto komuna ka qenë i mangët, kjo për arsye edhe që nuk ka pasur vullnet politik të qeverive të mëhershme në Kosovë, por edhe ofrimit të një lloj ombrelle politike të gjitha këtyre veprimeve kriminale, ordinere.”

Qeveria Kurti nuk dëshiron mbajtjen e status-kuosë në veri.

“Ne nuk jemi për një mirëmbajtje të statuskuosë, në kurriz të rendit dhe ligj në Kosovë, por jemi për veprime të vazhdueshme, në mënyrë që rendi dhe ligji të imponohetnë çdo cep.”

Për më tepër, që kur nuk sundon ligji, sundon krimi.

“Kur nuk ka sundim të ligjit, atëherë sundon i forti. Në këtë rast, të fortit janë kriminelët atje dhe këtë e vuajnë më së pari, dhe më së shumti, qytetarët atje dhe vetë fakti që nuk ka pasur përkrahje masive për këtë lloj proteste që këta patën, tregon se ata janë lodhur nga ky lloj organizimi i tyre, dhe janë të gatshëm që të përqafojnë sundimin e ligjit atje.” 

g.kosovari

Next Post
Kozaku tregon të vërtetën e rrëmbimit: Harxhuan 20 mijë euro të më kapnin! Bëra gabim që…

Kozaku tregon të vërtetën e rrëmbimit: Harxhuan 20 mijë euro të më kapnin! Bëra gabim që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In