• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trazirat në SHBA, ambasadorja Yuri Kim ka një mesazh për shqiptarët: Faleminderit që na qëndroni pranë

by Ardit Rada
08/01/2021 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar me një postim në Twitter, pas trazirave të dhunshme në Kongresin e SHBA, ku mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan Kapitolin për të ndërprerë certifikimin e Joe Biden si presidenti i ardhshëm i vendit.

Ambasadorja Kim thotë se demokracia nuk është e lehtë dhe s’duhet marrë si e mirë qenë, por ata që besojnë tek demokracia, përfshirë dhe shqiptarët, duhet të angazhohen që ta çmojnë dhe mbrojnë atë gjithmonë.

“SHBA do të dalin më të fortë dhe më të mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë”, shprehet Kim.

POSTIMI I PLOTE I YURI KIM

“Shumë miq shqiptarë kanë shprehur tronditjen dhe shqetësimin rreth sulmit të fundit në Kapitolin e SHBA. Unë do të doja të ju falënderoj që na qëndroni pranë.

Dje, Presidenti Trump bëri të qartë se  SHBA është dhe duhet të mbetet një komb i rendit dhe sundimit të ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnë çmimin.

Presidenti Trump gjithashtu e bëri të qartë se Kongresi ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve dhe ai tani është përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt të pushtetit në 20 Janar.

Ajo që SHBA i këshillon të tjerëve, vlen edhe për ne: liria e fjalës dhe e drejta e tubimeve janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit.

Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh. SHBA do të dalin më të fortë dhe më të mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë. Ata prej nesh që besojnë në demokraci – në SHBA, Shqipëri dhe botë – duhet të angazhohen për ta çmuar dhe mbrojtur atë gjithmonë./a.p

Next Post
Reshjet çajnë në dysh rrugën e Borshit/ ARRSH thirrje shoferëve: Mos kaloni në këtë aks

Reshjet çajnë në dysh rrugën e Borshit/ ARRSH thirrje shoferëve: Mos kaloni në këtë aks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In