• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që dalin nga skema e dëmshpërblimeve

by A R
17/01/2018 07:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paralajmërimi i Ministrit të Financave Arben Ahemtaj, se do të rishikohet skema për dëmshpërblimin e trashgimtarëve, ka zbuluar edhe disa nga skemat që po mendohet për  dhënien e dëmshpërblimint për ish të përndjekurit. Gazeta mëson se qëllimi i Financave është të përjashtojë nga skema përfituesit e radhës së dytë e të tretë.

Kjo do të thotë se dëmshpërblimin si trashgimtarë mund ta marrin vetëm fëmijët e atyre që kanë qënë në burg. Gjithashtu Ministria e Financave bën me dije se do të përqëndrojë të gjithë fondin tek trashgimtarët e radhës së parë. Nisma kërkon edhe ndryshime ligjore, të cilat po hartohen nga ekspertët.

Pra të gjithë fëmijët e personave që kanë qënë të burgosur do të marrin dëmshpërblimin, por jo fëmijët e fëmijëve dhe kështu me radhe. Në total janë rreth 12 mijë persona që përjashtohen nga skema e dëmshpërblimit, por numri pritet të rritet më shumë në vitet në vijim.

Ndryshimet
Janë të nevojshme edhe ndryshimet në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik. Kjo për faktin se është dhënë kësti i tetë për të gjithë ish të dënuarit që janë gjallë dhe 70% e fondit shkonte për ta. Tashmë duhet që të ketë një rishpërndarje të fondeve vetëm për trashgimtarët.

Sipas burimeve të gazetës nga Ministria e Financave ndryshimet ligjore që pritet të bëhen, do të ndërpresin edhe dhënien e këstit të parë dhe të dytë për trashgimtarët.

Ministri Ahmetaj
“Për trashëgimtarët ka një këndvështrim të ri, që diskutohet brenda qeverisë dhe po deri në vendimmarrje, ai fond për përfituesit trashëgimtarë ka ngrirë deri në një moment kur të kemi qartë politikën, pra do të shlyejmë këstet e të gjithë trashëgi-mtarëve, nuk ka rëndësi brezi i parë, i dytë apo i katërt apo do të kufizojmë.

Ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda qeverisë: do t’i shlyejmë të gjithë, brezin e dytë, brezin e tretë, brezin e katërt pambarim, apo do kufizohemi!”, tha ministri i Financave dhe Ekonomisë dy ditë më parë.

Çfarë parashikon ligji?
“Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit për të ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij neni dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish-të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i vogël se 100 000 lekë dhe jo më i madh se 1 000 000.

Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërblimin e trashë-gimtarëve të ish-të dënuarve politikë”, – thuhet në ligj e ndryshuar në vitin 2014./Shqiptarja

Next Post
Ndërron jetë aktorja e njohur, prej 3 javësh mbahej në jetë nga aparaturat pas aksidentit

Ndërron jetë aktorja e njohur, prej 3 javësh mbahej në jetë nga aparaturat pas aksidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Klevis Balliu: Opozita do përshkallëzojë aksionin politik, shkojmë deri në grevë urie

January 2, 2026
Instituti i Gjeoshkencave: Do të ketë reshje dëbore thuajse në të gjithë vendin, ulen temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Borë në verilindje, priten dhe rebeshe

January 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë e bën Amerikën të madhe

January 2, 2026
Lea Ypi debat me Olaf Scholz: Në Evropë nuk ka politikë!

A do futet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

January 2, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

January 2, 2026
Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime

Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime

January 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Përgjaken sërish rrugët! Dy të vdekur nga përplasja e makinave në Lezhë-Shkodër

January 2, 2026
PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

January 2, 2026
“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

January 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Moti për sot me vranësira të dendura dhe shira në të gjithë territorin

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com