• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Trashëgimia kulturore, barrë e pamundshme për Shqipërinë

by Ben Andoni
14/08/2016 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pak vite më parë, një debat për trashëgiminë, u bë në lidhje me Kinema “17 Nëntorin”. Objekti, aq historik për kulturën dhe historinë e Shqipërisë, mbijetoi në tre sisteme dhe nën një regjim pushtimi, dhe u shua në demokraci mu në mes të ditës. Reagimet e shumta të asaj kohe, që ndoqën vendimin për prishjen e saj, nuk solli asnjë të mirë. U premtua se do të ruhej fasada, e po të njëjtët njerëz nxorrën më vonë lloj-lloj justifikimesh për mosvleftësinë e saj, e sot, gjithkush mund të shkoj dhe ta këqyrë gjendjen e saj.

Pak a shumë, një gjë e tillë ndodhi me fasadën e tribunës së Stadiumit Kombëtar, heqjen e basorelievëve dhe prishjen e krejtë të saj. Edhe për të, njësoj u premtua se do të ruhej, por nuk ndodhi asgjë e tillë, mu ashtu si ishte parashikuar nga shumë skeptikë, që dinin më shumë për planin e mosbërë asnjëherë transparent. Mbase, për të na zhgënjyer të gjithëve në ditët në vazhdim, ajo mund edhe të riatashohet brenda tribunës së re, por gjasat janë të pakta, prej mënyrës sesi u prish.

Ka një trend historik të qeveritarëve të lartë shqiptarë: të gjithë ata në kohët e tyre kishin urrejtje patologjike për paraardhësit. Ahmet Zogu e filloi me trashëgiminë osmane, thjesht prej urrejtjes që kishte për Ataturkun, por edhe përpjekjes së stisur për oksidentalizimin e vendit, që në fund, gjithsesi, la edhe shumë gjurmë të mira. Regjimi komunist bëri më të habitshmen, duke i prishur gjëra të krijuara në shekuj, e nga ana tjetër preservoi prej lënies në harresë perla të trashëgimisë tonë kulturore-materiale. Si për ironi, para tij, regjimi i pushtimit u mundua të ruante trashëgiminë shqiptare dhe përmes saj të gjente vlera të mëdha të shqiptarëve dhe të justifikonte të ashtuquajturin status të shqiptarëve. Mu ato që pas viteve ’90 në ekzaltimin evropian, njerëzit i kaluan gati në apoteozë, pa ua ditur asnjëherë vlerat reale.

Dhe, sot, në nivelin e sotëm ku jemi apo ku pretendojmë se jemi, janë të shkatërruara dhe dëmtuara kushedi sesa afreske; ruhen në mënyrë amatoreske ikonat e shpërndara në disa muze; shumë objekte të kultit, ndërtuara sipas kanoneve të religjionit vendas, klerikët me ndihmat e huaja i kanë transformuar; e më shumë se kaq, kemi kultivuar njeriun e demokracisë që trashëgiminë tonë e ka thjesht për selfie dhe butaforitë e televizioneve të këngëve tallava.

Prej kësaj logjike u dëmtua dhe nuk u dënua askush për Onufrin; objektet tona të rëndësishme qarkulluan pa asnjë kokëçarje fare, tre vite më parë, gjithë Evropës dhe askush nuk mbajti më të voglën përgjegjësi, mu atë që ministria e re premtoi ta bënte me tolerancë zero. Ja ku jemi sot: Jo vetëm askush nuk është dënuar, por kakofonia e zërave të institucioneve të kulturës lejon që të bëhet gjithçka. Në një vend normal, pas reagimit patetik të kryeministrit me objektin e rëndësisë së jashtëzakonshme të kulturës egjiptiane (s’kishte vend fare në debatin për stadiumin), e meritonte një kritikë nga vet nëpunësit e tij, të ashtuquajturit gardianët e trashëgimisë tonë kombëtare, por institucionet e kulturës dolën thjesht si zgjatim i Ramës në një mbrojtje servile.

Me pak fjalë mungon personaliteti i njerëzve të trashëgimisë, por edhe e gjithë kultura jonë. Ne nuk jemi koshientë të trashëgimisë tonë prej kulturës së mangët nga arsimi, tollovisë së strukturave, por mbase jo edhe për “fajin” tonë, për shkak të shpërndarjes shumë të gjerë gjeografike dhe shpesh me qasje shumë të vështirë në to, por edhe gjendjen të cilën ato i kemi trashëguar monumentet dhe po i lemë për pasardhësit.

I gjithë ky realitet, me paratë pikatore për mirëmbajtjen dhe restaurimin e monumenteve për këto 20 e ca vitet e fundit, shtuar me ato të 20 e ca vjet të mëparshme; braktisja e dëmtimet e ndërtesave të kultit që nga viti 1967; mungesat në kulturën e njerëzve; e mbi të gjitha arroganca e qeveritarëve, që s’e vlerësojnë në kuptimin primar trashëgiminë, ka sjellë këtë gjendje. Por, mbase gabojmë, ku ta dish, kështu është më mirë, le të bëjnë si të duan: Duket barrë e madhe trashëgimia për shqiptarët. (Javanews)  

Next Post

Nesër mund të vendoset për kodin telefonik të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In