• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trashëgimia e pasurisë/ Kushtetuesja kërkon ndryshime në Kodin Civil për testamentin

by Java News
27/12/2023 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese njoftoi të mërkurën se kishte pranuar një kërkesë nga Gjykata e Lartë dhe ajo e Apelit për të interpretuar pajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 377 të Kodit Civil. Gjykata njoftoi se e gjeti “të papajtueshëm me Kushtetutën” këtë nen për shkak të boshllëkut ligjor. Gjykata po ashtu njofton se Kuvendi i Shqipërisë brenda një viti ishte i detyruar të bënte plotësimin e boshllëkut.

Bazuar në njoftimin e Gjykatës, është vënë në dukje se neni në fjalë kufizonte mundësinë e testamentbërësit për t’ia trashëguar pasurinë personave që ai do të dëshironte përtej rrethit të ngushtë familjar. Sipas gjykatës, ky nen përjashtonte nga mundësia për të qenë të përfshirë në testament bashkëshortët dhe bashkëjetuesit.

Në këtë rast, Gjykata arsyeton se ka një cenim të së drejtës së gëzimit të pronës, duke mos i lënë mundësi trashëgimlënësit t’ia kalojë atë personave të tjerë. Gjykata shprehet se në vendim Kuvendi orientohet që të ndryshojë ligjin duke mbajtur parasysh proporcionalitetin dhe interesin publik.

Ndryshimet ligjore do duhet të mundësojnë që trashëgimia të mund t’u kalohet edhe personave pa lidhje të gjakut përfshi edhe bashkëjetuesit, por duke ofruar gjithashtu mbrojtje për familjen apo fëmijët. “Po në këtë drejtim, në kuadër të ndryshimeve shoqërore dhe institucionale është e nevojshme që ligjvënësi të vlerësojë dispozitat që lidhen me institutin e trashëgimisë testamentare në Kodin Civil për ta përshtatur atë me zhvillimet e kohës,” thuhet në vendimin e Gjykatës./m.j

Next Post
Bashkëshortja e Ramush Haradinajt sulmon konkurrenten e BBVIP pse është e virgjër, edhe pse ka mbushur 32 vjeç

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt sulmon konkurrenten e BBVIP pse është e virgjër, edhe pse ka mbushur 32 vjeç

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Po punoni shume jeni shum te lodhur!jane cemenduri keto qe thoni !vetm ju te pasuroheni turp,

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In