• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Në nderim të mjeshtrit të kinematografisë

by S T
23/01/2025 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni
Sot e kësaj dite, politikanët që i kanë mbijetuar tallazeve të zhvillimeve kaotike shqiptare, kur vjen momenti të kujtojnë legjislaturën e parë të Kuvendit demokratik post ’90 e ndalin mendimin, fjalën dhe heshtin. Pushojnë gjatë. Ajo legjislaturë mblodhi nga të dy anët e politikës, jo vetëm profesionistë dhe njerëz të afirmuar në profesionet e tyre, por patriotë. Atdhetarë. Mes tyre do të shquhet Dhimitër Anagnosti, një nga simbolikat më të mëdha të artit shqiptar të gjithë zhanreve në historinë e tij. Në 89-vjetorin e ditëlindjes së tij (23 Janar), mjeshtrit nuk i takojnë vetëm urimet, por edhe mirënjohjet për nivelin e lartë të artit, që ka përcjellë dhe dinjitetit organik, që ka plazmuar te njerëzit përreth vetes dhe publikut të tërë shqiptar. Nga të paktit artistë, që kur merr guximin ta pyesësh, të përgjigjet thjesht: Aty e keni. Vepra jam unë. Gjykoni veprën time! Ato (veprat) dhe ata (personazhet) janë përgjigjet e mia. Kjo është ndoshta esenca e një artisti si ai dhe personaliteti të qashtër.
Anagnosti është shembulli sesi mund të ngrihesh në karrierën artistike nga pjesa më bazike dhe duke shkuar në pjesën më të vështirë artistike, që lidhet me regjizurën dhe pastaj arritjen e përcjelljes së mesazheve të mëdha. Modeli i Anagnosti është ai i artistit, që përcjell mesazhe tej vetes për popullin dhe vendin e tij. Operatori i parë i “Debatikut” dhe “Tokës tonë” duke vazhduar në regjinë e filmit nderuar për një nga martirët modernë të arsimit shqiptar te “Komisari i Dritës” dhe vetëm një vit më vonë me “Duelin e heshtur” mbetet trashëgimia më e madhe e shqiptare në artin e pelikulës. Një nga kulmimet e artit të tij kinematografik arriti me filmin “Lulëkuqet mbi mure (1976), ku përmes një realiteti të një strehe vorfnore, abstragimi i tij shkon në një metaforë për Shqipërinë.

Shqiptarët, jetimë, përballë tallazeve të jetës gjithnjë të vështirë ndër shekuj. Mënyra sesi është pritur, zbërthimi që ka bërë i personazheve, mesazhet me veprën e bëjnë aktuale edhe sot për rolin e të pafuqishmëve dhe mesazhet, që jep rezistenca e “të pambrojturve”. Një temë të tillë Havel e dha për rezistencën, por duke u marrë me njerëz të thjeshtë. Më mirë se Anagonisti në rastin shqiptar, një patriot me të gjithë zërin, nuk mund ta bënte dhe ta zgjidhte askush këtë metaforë të madhe. Po regjisori, operatori, artisti, dramaturgu nuk është ndalur me kaq. Ka bërë tema sociale të prekshme që të realizuara në një kohë tjetër marrin vlerë për të njohur antropologjinë e asaj kohe, por edhe respektin për familjen shqiptare, si pjesë e nuklës shoqërore.
Mendimin, përsiatjen dhe krijimin e tij letrar e ka sjellë ditët e fundit me një libër të titulluar “Treni ADN”, ku përmblidhen brenda simbolikës së këtij titulli një tufëz mendimesh, etyde, cikle poezish, postulate dhe perceptime. Kjo është dhurata e tij për publikun shqiptar me të cilin bashkëpunon prej vitesh. Mjeshtri na sjell momente deri te sublimiteti, që i shërbejnë një kuptimi më të madh shprehjes artistike. Këtë herë pararojën e shprehjes nuk e ka imazhi, kali i tij i betejës, por fjala. Germat e një fjale thonë disa herë shumë më tepër se imazhe pafund.


Emri dhe personaliteti i Anagnostit ka dhe një përmasë, që nuk duhet ta veçojmë asnjëherë: ka ndihur në emancipimin e brezave të tërë shqiptarësh me profesionalizmin në art, kuptimin e moralit, kanonet estetike, me bukurinë e lartësinë e shprehjes së fabulave dhe hera-herës edhe me krijimet e tij në zhanre të ndryshme. Në historinë e kinematografisë, disa regjisorë kanë arritur që poezinë ta përcjellin në ekran, por Anagnosti na ka falur në krijimet e tij veç fabulave domethënëse metaforike në kinematografi edhe etyde të bukura me një gjuhë poetike, që kanë lehtësuar tensionin artistik të veprave dhe i ka dhënë frymë krijimit të tij dhe vetë sfidës së shkrimit. Në këtë vëllim të fundit, që iu dorëzua lexuesit javët e fundit, përgatitur me shumë përkorje dhe dashuri nga familja e tij, Dhimitër Anagnosti vjen jo thjesht si mendimtar, eseist, vëzhgues, por mbi të gjitha si poet, mendimtar dhe krijues i hollë. Disa zhanre të ndërthurura me kujdes na kanë përcjellë njëkohësisht kineastin filozof dhe poet, njeriun që respekton atdheun e vet dhe trashëgiminë kombëtare dhe, mbi të gjitha personalitetin, që kërkon kuptimin e jetës në çdo pore të ekzistencës.


Përcjellja e perceptimit të tij për këtë kohë vërehet bukur tek “Diktatura te Demokratura”, një poezi ku bashkë me zhgënjimin patriotik është i shqetësuar për realitetin, që e rrethon, me të cilin do të mbesin njerëzit e tij, e jo thjesht ata të afërtit por edhe bashkëkombasit e tij të dashur. Anagnosti flet shpesh në shumës sepse e mishëron veten si pjesë e përgjegjësisë së brezit të tij ndaj vendit. Në disa vargje këtë e ndjen si shfrim dhe ankth për Shqipërinë: “Migjen! “Mali” hesht!\E në shekuj ka heshtur!\ Edhe në shekullin e ri’\“Mali” përsëri hesht”.
Dhe, në moshën e tretë, kur zakonisht biseda me Zotin bëhet më e arsyeshme, të vjen dhe sensi që ka ai për format e jetës, ku gjen shpesh edhe elementë metafizikë, ndoshta ato të lidhura me trashëgiminë dhe të gjithë antropologjinë e zonës nga ka origjinën, por më shumë mënyrën sesi arrin të ndërthurë normalisht gjërat reale me ato abstrakte. Shumë herë në këtë vëllim të fundit është lakonik sepse e di mirë që përbën një mjet artistik, që kursen ujërat dhe të përball direkt me subjektin, i cili vetë e ka një cak, moshën, dimensionin që e përjeton shpesh në këtë vëllim: “Po pse ngutem vallë?!\Ah, fort mirë e di pse ngutem, po as vetes nuk guxoj t’ja pohoj…! \Nuk guxoj!” Urojmë të ketë jetë të gjatë dhe shembulli i tij të ushqejë jo thjesht me profesionalizimin, por edhe me staturën e shqiptarit të mirë, që gjithnjë e më shumë po shtegton si nocion ndër vise tonat. Ndaj, meriton diçka më shumë se Jetë të gjatë mjeshtri i kulturës shqiptare…Vazhdo frymëzo bashkëkombasit për vepra të mira përtej “Trenit ADN”!

Next Post
E goditi disa herë me shpulla dhe…/ Ende në arrati pasi u shpall në kërkim nga policia, momenti kur edukatorja dhunon 3-vjeçarin në kopshtin privat

E goditi disa herë me shpulla dhe.../ Ende në arrati pasi u shpall në kërkim nga policia, momenti kur edukatorja dhunon 3-vjeçarin në kopshtin privat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com