Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet të ketë ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit disa shtetas.
Enea Mevlani, me banim në Gjirokastër, është kapur pasi në mjetin e tij janë gjetur pesë shtetas nga Pakistani.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga nenet 242 dhe 298/2 të Kodit Penal. /b.d