Një anije me pronar shqiptar është bllokuar nga autoritete italiane pasi transportonte profile hekuri kontrabandë.
Në bordin e anijes e cila mbante flamur kongolez ndodheshin 7 marinarë shqiptarë. Anija u ndalua në Cagliari të Italisë.
Anija tregtare me emrin “Roger” është në listën e 73 anijeve të sinjalizuara nga Kongo se mbajnë flamurin e këtij shteti afrikan pa asnjë lloj të drejte dhe pa asnjë lloj dokumenti.
Anija po transportonte pa dokumente 2400 ton profile hekuri.
Kapiteneria e portit i’a ka kaluar cështjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë, ndërsa anija vijon të jetë e bllokuar në shtetin fqinj./a.m.