Policia e Korçës bën me dije se ka arrestuar dy persona, të cilët kabnë tentuar të transportojnë refugjatë drejt Tiranës.
Sipas mediave informative, dy personat janë kapur nga ana e Policisë Kufitare. Kanë qenë 3 automjete, të cilët janë përpjekur të shmangen nga policia, por nuk kanë mundur, pasi janë kapur në afërsi të Maliqit.
Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dalë në një komunikatë për këtë rast. Emigrantët nga zonat e Lindjes zgjedhin gjithmonë fshatrat e Devollit për të bërë të mundur kalimin nga Shteti Shqiptar drejt BE. /e.s/