Katër persona janë arrestuar nga policia, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të quajtur “Perimetri”, ndërkohë që në pranga kanë rënë:
Limon Selimi, 50 vjeç, banues në Elbasan;
Rigels Hudhri, 22 vjeç, banues në Elbasan;
Skënder Gjymenga, 35 vjeç, banues në Librazhd;
Arben Korumi, 49 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas policisë, shtetasit e mësipërm, janë kapur në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me tre automjete, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Nga verifikimi i dokumentacionit të tyre rezultoi se shtetasit Selimi dhe Gjymenga drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
/a.r