Policia e Kukësit ka njoftuar se në orët e mbrëmjes po bëhet transportimi i tursitëve serbë të bllokuar në vendin e quajtur “Maja e Grykave të Hapura” në Valbonë, ku mësohet se gjeti vdekjen njëri prej tyre.
Nëpërmjet informacioneve zyrtare nga policia e Kukësit, Fax News mëson se nxjerrja e trupit të pajetë të turistit serb që gjeti vdekjen për shkak të infarktit, po bëhet me anë të litarëve dhe të barrelës për shkak se terreni është tepër i thepisur.
Ndërkohë dy preh turistëve të tjerë që ishin së bashku me viktimën janë akomoduar në Valbonë dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore. Ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i turistëve që kanë qenë duke eksploruar këtë zonë pasi edhe komunikimi me telefon me shërbimet policore është tepër i vështirë për shkak të mungesës së valëve./m.j
por cfare dreqi kerkojne Serbet ne valbone ose jane te UDB.