• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja ku pastrohet paraja e Evropës!”/ Hila: Si do e nxjerrë amnistia fiskale Shqipërinë nga kriza! Pse është hipokrizi…!

by Java News
16/07/2022 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Komenti i Ditës”, ne Dritare.net gazetari Dritan Hila komentoi propozimin e kryeministrit Rama për amnistinë fiskale. U diskutua për të mirat dhe këqijat që vinin prej saj dhe pse e bënte Rama këtë propozim në këtë moment.

Ai tregoi disa nga mënyrat sesi kjo para mund të përdorej në të mirën e vendit dhe mendonte se me kontrollin e vazhdueshëm mund të shërbente edhe si një mjet për t’i dhënë hov turizmit dhe për të nxjerrë vendin nga kriza.

“Kjo puna e parajsës fiskale nuk po bëhet nga ne. Do ishte mirë të mos e bënim? Ndoshta! Paratë e krimit të organizuar nuk duhen futur në vend dhe nuk duhen pastruar, sidomos ata qëjanë marrë me trafik qëniesh njerëzore. Nuk po flas për skafistët, por për tutorët e femrave, të cilët në asnjë mënyrë nuk duhet të legalizohen. Por kemi raste të bizneseve që i janë shmangur taksave apo rastin e emigrantëve. Kur mendon për emigrantët mendon që pse të mos e bëjmë dhe në amnistinë fiskale. Bota e ka bërë. Në këtë situatë krize, ku Shqipëria përveç krizës ekonomike shoqërohet nga plakja e popullsisë dhe mungesën e një strategjie se cili do të jetë zhvillimi i vendit. Në vitet e fundit, me bërjen e rrugëve, po bëhet e qartë se synimi do jetë turizmi. Por kjo nuk mjafton. Turizmi ka nevojë për para dhe për hotele. Hiq Durrësin, Sandën apo Velipojën, ne kemi një vijë bregdetare të paprekur.

Pse të mos bëhet kjo amnisti fiksale, që ky lekë që është në qarkullim të futet në sistem. Unë mendoj që kjo është një rrugë që do na ndihmojë edhe me krizën e plakjes së popullsisë, pensionet dhe më nje shëndetësi që bëhet edhe më e kushtueshme. Pyetja është si administrohet amnistia fiskale. Nëse do e orientojmë për të bërë pallatë të tjera në Tiranë po për të blerë apartamente të tjera në Tirane, më mirë të mos e bëjmë fare. Por nëse do e përdorim që të zhvillohet bregdeti shqiptar dhe turizmi, të ngrihen ca fabrika të industrisë së lehtë në zona të thella kur s’kanë ku e çojnë prodhimin, atëherë mendoj që ja vlen”, tha Hila/

Ja ku pastrohet paraja e Evropës!

Në rubrikën “Komenti i Ditës”, gazetari Dritan Hila komentoi propozimin e kryeministrit Rama për amnistinë fiskale. U diskutua për të mirat dhe këqijat që vinin prej saj dhe se si vendet e BE kishin pastruar paratë e tyre dhe vazhdonin t’i pastronin.

Ai përmendi disa shtete brenda BE dhe mekanizmat që ata përdornin për të pastruar paranë dhe për ta bërë të ligjshme.

“Ka vende si Liechtenstein, Andora apo San Marino që kanë një standart të lartë, deri diku të frikshëm. Standarti barazohet me vendet e Gjirit me vende si Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara. Këto vende kaq të vogla si e kanë arritur standartin e tyre? Këto vende janë parajsa fiskale. Në Andorra mund të shkosh në avokatë, të cilët janë si kërpudhat pas shiut dhe me një dokument mund të hapësh një firmë dhe të depozitosh para.

Marrin diku tek 20% të shumës dhe këto para bëhen të pastra menjëherë. Bankat spanjolle kanë një ditë të caktuar të vitit ku ti mund te depozitosh para në një shumë të caktuar. Nuk pastrohen vetëm paratë e krimit. Kush merret me biznes e di që s’mund të jesh 100% i rregullt me shtetin sepse procedurat janë të tilla dhe shmangesh. Delaware në mes të SHBA, Ishujt Kajman, Hong Kongu apo nje shtet që shpesh përmendet për mungesën e korrupsionit dhe standartin e lartë të jetesës, Singapori. Singapori s’të merr lekë për një certifikatë, por të depoziton miliona euro apo dollarë, në mënyrë që ti t’i pastrosh”, tha ai

Pse kundërshtimi i amnistisë fiskale nga BE, është një hipokrizi!

Në rubrikën “Komenti i Ditës”, gazetari Dritan Hila komentoi propozimin e kryeministrit Rama për amnistinë fiskale. U diskutua për të mirat dhe këqijat që vinin prej saj dhe pse e bënte Rama këtë propozim në këtë moment.

Zoti Hila tha se Evropa nuk mund të jetë kundër amnistisë fiskale kur ka brenda vetes vende si Rumania apo Bullgaria të cilat nuk kanë hedhur asnjë hap zhvillimi. Ai tha gjithashtu se amnistia fiskale është përdorur nga vetë vende të BE, ndaj nuk mund të kritikonin Shqipërinë.

“Amnistia fiskale nuk është një temë e re. E ka prezantuar Berisha, më pas Nano dhe tani Rama, i cili duket se e ka seriozisht për vendosjen e saj. Por kjo na lë me disa pyetje. Pyetja e parë lidhet me anën morale të amnistisë fiskale. Me të drejtë, shumë persona që kanë qenë punëtorë të rregullt dhe kanë paguar taksat ndërshmërisht nuk janë dakord sepse thonë që s’kanë asnjë favor, përkundrazi kontrollohen gjithë kohës nga tatimet. Ndërkohë dikush që iu është shmangur këtyre, një ditë të bukur falet nga shteti. Paguajnë atë 5-10% që ka thënë Rama dhe këto bëhen para të pastra.

Kjo bën që shumë veta të rreshtohen kundër aministisë fiskale. Jetojmë në një botë ku e drejta dhe morali nuk shkojnë në të njëjtën vijë paralele me jetën e përditshme. Unë në mënyrë ligjore nuk e marr dot këtë para, por e merr dikush që i shamnget tatimit të shtetit. Këtë rast bota e ka zgjidhur me mekanizma të ndryshëm. Pavarësisht se Evropa na bën moral për të mos e njohur, ndërkohë nuk na fut në BE, gjë që do lehtësonte shumë probleme ekonomike që në kemi. Sidomos kur e krahason veten me vende si Rumania apo Bullgaria që lënë për të dëshiruar mbas dekadash në BE. Edhe vetë Perëndimi ka mekanzimat e veta që fut në qarkullim këtë para”, tha Hila./m.j

Next Post
Policia ndërhyn/ Bllokohet një anije në Qerret, dyshohet se ka lëndë narkotike!

Policia ndërhyn/ Bllokohet një anije në Qerret, dyshohet se ka lëndë narkotike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Edi Rama refuzon kandidaturën e Sali Berishës për Inspektor të Përgjithshëm

November 2, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

November 2, 2026
VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

November 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

“Java nis me reshje, më pas diell dhe ftohtë”, meteorologia: Ja kur temperaturat do të ulen nën zero

November 2, 2026
Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In