Nga sot, autobusët në Tiranë do të rikthehen me kapacitet të plotë.
Gjatë takimit me institucionet përkatëse, Shoqatat e Transportit kanë rënë dakord me kushtet e qeverisë.
Qeveria do të japë subvencion 3-mujor për naftën dhe kështu urbanët do të kthehen në punë me flotën e plotë.
Në 1 shtator, rritja e çmimit të naftës vuri në vështirësi transportin publik.
Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban paralajmëruan se do e reduktonin me 20-30 për qind të flotës së tyre të autobusëve në qarkullim.











