• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transporti i udhëtarëve, Dervishaj urdhëron vendosjen e linjave për rrethet

by Java News
25/11/2016 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përcaktohet numri i furgonëve 8+1 që do të operojnë në linjat ndërqytetëse në të gjithë vendin si dhe kriteret për licencimin e mjeteve dhe certifikatave për drejtuesit e tyre. Udhëzimi hyn sot në fuqi dhe mban firmën e ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.

Në udhëzim janë përcaktuar në mënyrë të detajuar kriteret, rregullat, afatet dhe dokumentacioni që nevojitet për dhënien e licencës, certifikatës në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit, si dhe detyrimin e administratës shtetërore për trajtimin e kërkesave dhe dokumentacionit të paraqitur në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Ky udhëzim do të zbatohet për subjektet e transportit të udhëtarëve brenda vendit për të tretë ose me qira dhe për subjektet për llogari të vet, të cilët përdorin mjete të regjistruara në Shqipëri dhe të destinuara për transportin e udhëtarëve: a) Mjete me më shumë se nëntë persona, përfshirë drejtuesin e mjetit, në shërbimin e udhëtarëve në linjat ndërqytetëse, rrethqytetëse dhe qytetëse; b) Mjete me më shumë dhe/ose nëntë persona, përfshirë drejtuesin e mjetit në shërbimin e udhëtarëve në linjat rrethqytetëse dhe në veprimtarinë për llogari të vet”, thuhet në udhëzimin e publikuar dje në Fletoren Zyrtare së bashku me numrin e furgonëve dhe itinerarin e tyre për çdo qark.

Është përcaktuar edhe kërkesa për kapi- Ornela Manjani talin financiar që duhet të ketë çdo subjekt që të garantojë ecurinë dhe administrimin e ndërmarrjes së transportit. “Një kandidat për/ose mbajtës i një licence subjekti në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit, konsiderohet në gjendje të përshtatshme financiare, kur ka në dispozicion të tij kapital dhe rezerva të një shume të barabartë me/ose që tejkalon shumën e përgjithshme të 140.000 lekëve për mjetin e parë dhe 70.000 lekëve për çdo mjet tjetër në përdorim”, thuhet në udhëzim. Periudha e vlefshmërisë së licencës për shërbimet e rregullta qytetëse dhe rrethqytetëse është 10 vjet. Periudha e vlefshmërisë së licencës për shërbimet e rregullta ndërqytetëse është 5 vjet.

NUK LËSHOHET LICENCË NË 5 RASTE:
a) Nuk plotëson një ose disa nga kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim;

b) Pas kalimit të afatit 7-ditor për plotësimin e mangësive të konstatuara, nga ana e aplikuesit nuk
është paraqitur dokumentacioni i kërkuar;

c) Aplikuesi nuk provon se mund të sigurojë shërbimin e kërkuar me mjetet që ka në dispozicion;

ç) Aplikuesi nuk përmbush kushtet dhe kërkesat lidhur me shërbimet e transportit të udhëtarëve, ose ka kryer shkelje serioze;

d) Në aplikimin për ripërtëritjen e licencës, kushtet e përcaktuara në të nuk kanë qenë përmbushur.

Next Post
Opera, rikonstruksioni kushton 1.2 miliardë lekë

Opera, rikonstruksioni kushton 1.2 miliardë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In