• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transporti “falas”, një shaka e Belindit

by Artur Ajazi
29/03/2023 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Së fundi, kandidati i Foltores së Berishës, ka dalë me premtimin “solemn”, për “transportin falas për qytetarët e Tiranës”. Duke llogaritur jo vetëm humbjet, por edhe shpenzimet marramendëse, kjo nismë dhe ky premtim kaq i beftë, kërkon një detajim të saktë financiar. Belindin në fakt e “bindin” vetëm ato ç’ka thotë Berisha nga zyra e tij. Edhe sikur ai ti thotë “premto edhe bileta avioni falas”, edhe këtë ai do ta bëjë patjetër.

Ekspertët e ekonomisë thonë se, “është një barrë e rëndë financiare që kërkon miliona, për të arritur dhe siguruar transportin falas për afro 1 milion banorë të Tiranës, pa llogaritur ata që hyjnë dhe dalin nga kryeqyteti”. Dhe në fakt, edhe ata që ja kanë prezantuar premtimin Belindin, e dinë fare mirë se, ky premtim kërkon kurajo të madhe qytetare.

Ky premtim, nuk mund ti sjellë atij as 5 per qind rritje të votave, sepse çdo qytetari i duket e pamundur të realizohet qoftë edhe për një mandat qeverisës si kryetar bashkie. Thjesht, Belindi po kërkon një hapësirë nga ku mund të  thithë ca vota më shumë. Edhe premtimet e tjera si “shpërblimet 100 per qind të atyre që u janë prishur banesat, bizneset, dhe pallatet” etj, duken sa imagjinare aq edhe qesharake.

Fushata e një kryetari bashkie, aq më tepër i Tiranës, duhej të ishte bazuar në një program zhvillimi 4, 8, apo dhe 16 vjeçar. Duke llogaritur zhvillimin intensiv të kryeqytetit, rritjen e madhe të përvitshme të popullsisë dhe shtrirjes gjeografike, premtimet elektorale për Tiranën duhet të jenë një përgjegjësi qytetare për cilindo kandidat.

Erion Veliaj, ka arritur të mbajë çdo premtim, dhe këtë nuk ka Sali dhe Belind ta hedhë poshtë. Erion Veliaj, ka meritën e madhe të zbatimit në terren të projekteve serioze dhe ambicioze, që kanë ndryshuar imazhin e Tiranës. Kryeqyteti mbetet sot qendra më e madhe e banimit, zhvillimit, integrimit, dhe progresit social-kulturor të vendit.

Nuk mjafton kurrë të thuash se “kam dalë nga primaret e Foltores, kam me vehte një mal me premtime boshe, dhe hajde të konkuroj përballë Erion Veliajt se edhe mund të fitoj”. Partia Demokratike , ajo e Berishës dhe ajo e Alibeajt, janë  dhe kanë shanse Zero, në përballjen me kreun e bashkisë Erion Veliaj në Tiranë.

Të pretendosh se “do të fitoj duke premtuar transportin falas”, është njëlloj sikur të besosh se Berisha pas 14 Majit do të jetë kryeministri vendit…. Të tilla skenare  që synojnë  denigrimin e Belindit në Tiranë, dhe atyre që ka kandiduar Berisha në disa bashki, do ti sjellin Foltores në 14 Maj vetëm humbje dhe dështime të paimagjinueshme. Dhe në fakt, nuk mbahet mënd që kandidatët e Partisë Demokratike prej 32 vitesh, të kenë fituar me shumicë votash bashkitë e mëdha në Shqipëri, si Tiranën, Elbasanin, Durrësin, apo dhe Korçën, Beratin, Sarandën, Vlorën, etj.

Mungesa e sinqeritetit, seriozitetit, ideve dhe programeve zhvillimore të kandidatëve të asaj partie, apo dhe sot përfaqësimi politik nga një ish-lider 32 vjeçar, padyshim ka koston e vet elektorale. Por pavarsisht kësaj, në fushatën elektorale të 14 Majit, ajo që qytetarët do të votojnë,nuk janë premtimet imagjinare  të foltoristëve, por  punët, investimet dhe rritja e lagjeve, fshatrave dhe qyteteve, që po sigurojnë të ardhmen e tyre.

Next Post
Kiara Tito del me thirrjen e fortë: Është e frikshme e njëkohësisht një shuplakë për të gjithë

Kiara Tito del me thirrjen e fortë: Është e frikshme e njëkohësisht një shuplakë për të gjithë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Këtijë dhëndërrushit të PS-së, Belos së Këllëçajve, është për ti kënduar këngën :
    O pirdh se lirohesh,
    O pirdh të martoneç……

    Vetëm kaq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com