Transplanti i veshkave falas/Historia e bukur 27-vjeçares nga Tirana që iu kthye jetës normale

Kalvari i vuajtjeve për 27 vite me radhë për Megin dhe familjen e saj, ka marrë fund. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar rastin e veçantë të 27 vjeçares nga Tirana e cila u kthye në jetë normale falë kryerjes me sukses të transplantit të veshkas. “Si Megi, 79 pacientë kanë kryer transplantin e veshkave falas në spitalet jopublike, me financim 100% nga shteti”, shprehet ministrja.

Pacientja 27 vjeçare shprehet se “në moshën 9-vjeçe kam kryer ndërhyrjen e parë, hoqën çerekun e veshkës për të mbyllur refleksin, pastaj ndërhyrja tjetër në moshën 19-vjeç nga infeksionet e tepërta, u detyrova ta hiqja”.

Ajo shton se “tani bëra transplantin të cilën mora ma dha dhe nuk prisja të kisha një ndihmë kaq të madhe, sepse vetë nuk mundja ta bëja. Faleminderit për gjithçka se ishte një ndihmë e madhe. Doli gjithçka mirë”.

Në vijim, ajo shton se “nuk mund të ecja, nuk mund të bëja asnjë aktivitet, kurse tani një muaj kam që kam bërë transplantin dhe ndihem shumë mirë”.

Ministrja Manastirliu shprehet se më vjen shumë mirë që Megi ia ka dalë të bëjë transplantin dhe të dalë më sukses.

“Paketa e transplantit falas është një paketë që tashmë është e shfrytëzueshme për qytetarët që deri dje duhet t’i nënshtroheshin vetëm dializës. Ndaj ashtu si Megi edhe 79 qytetarë të tjerë kanë përfituar nga transplanti”, shprehet Manastirliu.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com