• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Transplanti i kokës, për herë të parë në 2017-n

by
12/09/2015 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Transplanti i kokës, për herë të parë në 2017-n

Doktori italian Sergio Canavero dhe kolegu i tij kinez Ren Xiaoping, do të bëhen dy mjekët e parë në botë që kryejnë transplantin e kokës. Për të kryer procedurën e vështirë, ata kanë një vullnetar, 30-vjeçarin Valery Spiridonov, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë. Operacioni është planifikuar për në vitin 2017.

Projekti i dy mjekëve u bë i ditur në vitin 2013 dhe duket se Spiridonov, i cili vuan nga sindroma e Werdnig-Hoffmann-it, u beson duarve të tyre.

Fillimisht, mjekët do të kryejnë një sërë analizash dhe testesh, ndërsa në dhjetor të 2017-s do të provojnë për herë të parë të vendosin bashkojnë kokën dhe trupin e dy njerëzve të ndryshëm, me qëllimin që ky bashkim të jetë funksional.

Doktori italian thotë se e zgjodhi kolegun kinez pasi Kina po përpiqet të provojë se është një fuqi e madhe në shkencë. Ata po përpiqen të fitojnë çmimin “Nobel”, çka e bën këtë garë një konkurrencë të fortë si ajo për satelitët në hapësirë.

Ndërsa doktori kinez thotë se pavarësisht entuziazmit të medias, operacioni do të zhvillohet vetëm pasi analizat dhe testet e kryera te pacientët të jenë shpresëdhënëse. Ai refuzon të thotë se kush është personi që do të dhurojë kokën e vet.

Ndërsa vetë pacienti rus thotë se ka një preferencë për dhuruesin.

“Ajo që mund të them unë është se ka vetëm një kusht: koka duhet t’i përkasë dikujt që ka të njëjtën race me personin që do t’i vihet”, thotë ai.

Dhurimi i organeve në Kinë është shoqëruar shpesh me polemika, për shkak se si burim janë përdorur të dënuarit me vdekje dhe autoritetet janë shprehur së fundmi se do ta ndalojnë këtë praktikë. Megjithatë, shumë mendojnë se kjo praktikë do të vijojë të ndiqet, por duhet ndryshuar termi nga “organ i dhuruar” në “dhurim”.

Operacioni që do t’i japë një kokë të re 30-vjeçarit rus do të zhvillohet në Harbin Medical University, në provincën verilindore të kinës, Heilongjiang. Kostoja e tij do të jetë 11 milionë dollarë dhe do të zgjasë 36 orë.

Dhuruesit dhe pacientit do t’u ndahet koka nga trupi në të njëjtën kohë, ndërsa më pas koka e dhuruar do të vendoset në trupin e 30-vjeçarit rus, duke përdorur ngjitës biologjik dhe qepje kirurgjikale.

Më pas, procedura parashikon vënien e pacientit në koma për një muaj dhe pas zgjimit një trajtim intensiv, në mënyrë që të parandalohet refuzimi që trupi dhe truri mund t’i bëjnë njëri-tjetrit.

Next Post

Avioni i dytë me drogë, hetimet: Italiani erdhi 4 herë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com